• |
ide | kryesore

I sëmurë prej kohësh, ndahet nga jeta ish-rektori i Universitetit të Elbasanit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Lajmi është dhënë nga Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” përmes një postimi në faqen e tij zyrtare.

Varoshi konsiderohet si një ndër figurat kryesore të historisë së Universitetit të Elbasanit, ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *