• |
ide | kryesore

Plot me pasagjerë, përfshihet nga flakët autobusi në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një prej autobusëve të linjës urbane në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së shtunës.

Ngjarja ndodhi kur ai ishte i mbushur plot me pasagjerë. Ata dëgjuan një shpërthim në pjesën e pasme, por për fat të mirë kanë dalë jashtë të palënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak u bë një qark elektrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *