• |
ide | kryesore

Studimi në SHBA: AstraZeneca 79% efektive kundër virusit, nuk shkakton mpiksje gjaku

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina COVID-19 e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca është 79% efektive në parandalimin e sëmundjes. Rezultatet dolën pas një prove të bërë në SH.B.A., Kili dhe Peru bëri të ditur sot kompania e ‘AstraZenecas’. Ky studim i hap rrugën miratimit në SH.B.A.

Rezultatet e studimit, ku morën pjesë 3200 vullnetarë, tregonin se vaksina ishte 100% efektive kundër gjendjes kritike dhe shtrimit në spital.

Ky studim do të ndihmojë në uljen e shqetësimve se “AstraZeneca” shkakton mpiksje gjaku apo trobomzë.

Pasi ndaluan për pak kohë përdorimin e tij, shumë vende evropiane kanë rifilluar përdorimin vaksinës, pasi Agjencia Euroipiane e Barnave tha se ishte e sigurtë dhe efektive.

‘AstraZeneca’ tha se një komitet i pavarur i sigurisë zhvilloi një rishikim specifik të mpiksjes së gjakut në provën amerikane, si dhe trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST), e cila është një mpiksje gjaku jashtëzakonisht e rrallë në tru, me ndihmën e një neurologu të pavarur, shkruan “The Guardian”.

Kompania e listuar në Londër tha se paneli nuk gjeti “asnjë rrezik në rritje të trombozës ose ngjarjeve të karakterizuara nga trombozë midis 21,583 pjesëmarrësve që marrin të paktën një dozë të vaksinës. Kërkimi specifik për CVST nuk gjeti asnjë ngjarje në këtë provë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *