• |
ide | kryesore

Shkencëtari: Duke hedhur baltë mbi reputacionin e AstraZenecas janë vrarë shumë njerëz

-Instant, Lajme, Planet



Shkencëtarët dhe politikanët “kanë vrarë mijëra njerëz” duke hedhur baltë mbi reputacionin e vaksinës AstraZeneca, sipas një shkencëtari të Universitetit të Oksfordit, i cili ka zhvilluar ilaçin, shkruan Bloomberg.

“Ata kanë njollosur reputacionin e vaksinës duke ndikuar në të gjithë botën”, tha profesori John Bell, duke shtuar se “unë mendoj se sjellja e pahijshme e shkencëtarëve dhe politikanëve  ka shkaktuar mijëra vikitma dhe ne nuk duhet të jemi krenarë për këtë.”

Në Mbretërinë e Bashkuar,  në fillim të fushatës, këshilltarët e qeverisë sugjeruan që vetëm personat mbi 40 vjeç duhet të vaksinohen. Kjo ka bërë që shumë vende, të kufizojnë përdorimin e vaksinës, por në Bashkimin Europian, polemikat e kompanisë me Komisionin Europian mbi datat e dorëzimit të dozave kanë luajtur një rol të madh, pavarësisht nga efektet anësore të vaksinës. popullsisë ka marrë dy doza AstraZeneca, nga 37 milionë doza përforcuese të dhëna, vetëm 48,000 janë vaksinuar me AstraZeneca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *