• |
ide | kryesore

Kurti: Duhet një marrëveshje me Serbinë para zgjedhjeve në SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, arrestohet një person



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se duhet arritur një marrëveshje me Serbinë për përmirësimin e marrëdhënieve përpara se të vijnë zgjedhjet në SHBA.

Duke folur për agjencinë Bloomberg, kryeministri i Kosovës tha se marrëveshja duhet përpara zgjedhjeve amerikane, pasi aleatët nuk do kenë më kohë dhe mundësi të merren me Kosovën dhe Serbinë.

“Ka një ndjenjë urgjence për zbatimin e marrëveshjes dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të përqendruara në njohjen reciproke de-facto, më së shumti deri në pranverën e vitit të ardhshëm,” tha Kurti.

Lexo më tej: Kurti: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi vështirësohet nga Beogradi 

Gjatë intervistës, Kurti e pranoi se masat e marra nga BE ndaj Kosovës, po e lëndojnë vendin nga pikëpamja financiare dhe materiale.

Megjithatë, ai shtoi se BE dhe SHBA duan të ndihmojnë dhe mbështesin Kosovën. Kurti tha se ata duan edhe që të largojnë Serbinë nga ndikimi rus.

Kryeministri i Kosovës përsëriti gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale.

Për Kurtin, kthimi në marrëveshjen e miratuar nga të dyja palët në mars, është e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

“Marrëveshja është ende në tavolinë,” tha ai.



4 Comments

  1. Shume e vertete. Serbet po e shprehin hapur qe po presin zgjedhejt amerikane. Dihet se cilin kandidat e preferojne, por gjithashtu eshte e sigurte qe secili kandidat qe do fitoje (nqs humb Biden), do i versulen me gjithe arsenalin etyre lepires, servil, lobues(lobimet ne fakt kane fillu mekohe dhe po i rrisin cdo dite) , mashtrues (se gjoja jane pro-amerikan por ishin vetem kunder administrates Clinton -Biden) etj etj, prandaj duhet me urgjence te pershpejtohen gjerat.(as sa na takon edhe ne, por sidomos nderkombetaret). Gjithashtu edhe ne duhet ta shfrytezojme nevojen e Biden per votat e shqiptaro-amerikaneve, e qe eshet nevoja e fundit e tij per ne, e po sberi dicka te madhe tani, zor se ka per te bere ndonjehere. Rendedi ka qe SHBA ne anen tone, sduhet ta konsiderojme si 100% te sigurte por ta kultivojme dhe lobojme per kete mardhenie,ne menyre qe mos t’i leme serbet te jene ne avantazh. E nderkohe shpresojme qe miqesia Serbi-Rusi-Kine sdo shuhet kurre, dmth as formalisht

  2. Mungese racionaliteti nga ana e Kurtit. Se kush do fitoje ne zgjedhjet amerikane eshte pune e amerikaneve, gjeopolitika amerikane ka interesat e veta pavaresisht se kush eshte president. Kurti te peshoje veten dhe Kosoven ne kete gjeopolitike amerikane dhe te beje sa ma mire te mundeshmen qe i ofrohet ne tavoline. Ne qofte se kujton se mund ti mbaje leksione gjeopolitike te tjereve Zoti e ndihmofte!

    1. O Astrit, ate gje (friken se kush mund te jete pasues i Biden) Kurti e te gjithe ne te tjeret e kemi ne mendje, por per hir te korrekteses Kurti nuk e tha ate gje,e as nuk i dha leksion askujt, Nuk e di ku e sheh ti kete gje. Ai tha (po e citoj,meqe se paske lexu mire)…..”kryeministri i Kosovës tha se marrëveshja duhet përpara zgjedhjeve amerikane, pasi aleatët nuk do kenë më kohë dhe mundësi të merren me Kosovën dhe Serbinë.”…Megjithese s’kam verejtje per ty, se ne pergjithese je tregu reaist, por me bere te reagoja, se shpesh disa komentues i japin kuptim dhe deformin fjaleve te tjetrit, mu para te gjtiheve (megjithese e zeza ne te bardhe shkruhet ndryshe).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *