• |
ide | kryesore

Mpiksja e gjakut nga AstraZeneca, shkencëtarët zbulojnë shkaqet

-Instant, Lajme, Planet



Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur “kleçkën” që çon në rastet jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut nga vaksina e Oxford-AstraZeneca. Ekipi që po punon njëkohësisht në Cardiff dhe SHBA, ka treguar në mënyrë të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës.

Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme. Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga Covid. Megjithatë, shqetësimet për mpiksjen e rrallë të gjakut përcaktuan mënyrën se si ajo është përdorur në të gjithë botën. Në shumë vende AstraZeneca iu është ofruar fëmijëve nën 4 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *