• |
ide | kryesore

Video/ “Nëse e mendojmë Andorrën të lehtë, e dimë si përfundon”: Hysaj paralajmëron kuqezinjtë

-Instant, F1, Sport, Video



Kombëtarja përgatitet në Barcelonë për ndeshjen e 25 marsit kundër Andorrës dhe pavarësisht se konsiderohet një ndeshje e thjeshtë, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, nuk ia ka besën. Shkodrani shpreson ta nisë këtë fushatë eliminatoresh me këmbën e mbarë, por për ta bërë këtë duhet shumë kujdes në debutim kundër Andorrës: “Është më mirë kur e njeh një kundërshtar si Andorra, që e dimë të gjithë që poshtë emrit mendojmë se është e lehtë, por në të vërtetë ata janë lojtarë që dinë të luajnë futboll. E dimë të gjithë se futbolli mund të ketë të papritura dhe duhet të jemi ne 100% të përqëndruar që ta bëjmë ndeshjen e lehtë. Në qoftë se do jemi të përqëndruar 100%, ndeshja do jetë më e lehtë, por nëse ne mendojmë se Andorra është një ekip i lehtë, gabojmë dhe mund të kemi pasoja siç patëm në ndeshjet e kaluara ku dolëm barazim me Andorrën”.

Përvec grupit të zakonshëm kuqezi janë veshur edhe disa lojtarë premtues, një prej të cilëve, Bajramin, e zbulon vetë Hysaj: “Kam folur me të sepse kemi luajtur edhe kundër tij dhe është një lojtar vërtetë shumë i mirë. Është në një lojtar që ka shumë mundësi të ecë përpara sepse Empoli kërkon që t’i japë sa më shumë mundësi të rinjve që të tregojnë veten dhe më pas të kenë mundësi të kalojnë në një skuadër më të fortë. Ai i ka kualitetet dhe i kam thënë që nuk do ketë presion sepse është një qytet i vogël dhe i qetë. Thjesht duhet të tregojë vlerat e veta siç po bën dhe besoj se do gjejë një skuadër të mirë”.

Tre ndeshjet në 6 ditë mund të jenë një sprovë e vështirë, edhe pse Hysaj beson se skuadra ka lojtarë që janë mësuar me këtë ritëm: “Çdo tre ditë kemi bërë ndeshje. Jemi mësuar dhe me këtë pandeminë, u bëmë një vit që luajmë kështu. Por jemi mësuar të gjithë lojtarët, jemi të organizuar. Të gjithë po e mbajmë mirë veten dhe jemi gati të luajmë çdo tre ditë. Besoj që nuk do jetë problem për asnjë nga lojtarët që jemi këtu”.

https://www.youtube.com/watch?v=hjeLuK5o-Yc&t=5s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *