• |
ide | kryesore

FIFA dënon për herë të dytë ish-krerët e saj: Blatter e Valcke fajtor për parregullsi financiare miliona dollarëshe

-Instant, Sport



Korrupsioni në majat e FIFA-s vazhdon të shfaqet me dënimin e dytë radhazi për 85-vjeçarin Sepp Batter. President i FIFA-s për 17 vjet, zvicerani është dënuar përsëri nga federata ndërkombëtare e futbollit për shkelje financiare, shtatë muaj para skadimit të skualifikimit të parë të miratuar nga vetë FIFA.

Blatter është me shëndet të dobët, për shkak se në dhjetorin e kaluar ai iu nënshtrua një operacioni në zemër. E megjithatë, ky fakt nuk e ka penguar FIFA-n të bëjë publik se Komiteti i tij i Etikës e ka dënuar Blatter dhe ish-sekretarin e përgjithshëm Jerome Valcke për gjashtë vjet dhe tetë muaj për parregullsi financiare në lidhje me dhënien e shpërblimeve kontraktuale me vlerë miliona dollarë. Të dy ish-zyrtarët e lartë të institucionit që qeveris futbollin botëror, e që përballen gjithashtu me ndjekje penale në Zvicër, do të fillojnë të vuajnë dënimet e reja kur të skadojnë ato aktuale.

Blatter dhe Valcke ishin pezulluar më parë për përkatësisht 6 vjet dhe 10 vjet. Ndalimi i parë i Blatter do të skadojë tetorin e ardhshëm, ndërsa ai i Valcke do të hyjë në fuqi në tetor 2025. Të dy u gjobitën me 1 milion franga zvicerane (1,07 milion dollarë) secili dhe u dënuan të paguanin brenda 30 ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *