• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 448 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 15 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë informoi sot se nga 2475 testime kanë rezultuar 448 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë që numri i viktimave mbetet i lartë, teksa raportohet për 15 humbje jete në 24 orët e fundit.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2475 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 448 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

 

Statistika (24 Mars 2021)
Raste të reja ditore 448
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 357
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2475

Testime totale 539,438
Raste pozitive 122,295
Raste të shëruara 87,193
Raste Aktive 32,931
Humbje jete 2171

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22556
Fier 2605
Durrës 1424
Vlorë 1309
Shkodër 1233
Gjirokastër 1258
Korçë 764
Lezhë 569
Elbasan 426
Kukës 344
Dibër 327
Berat 116



2 Comments

  1. A e dini se si do kemi 0 raste te reja me covid19? Vetem duke ulur testimet. Por ne perqindje, mbetemi gjithmone tek 16-17% e te testurarve. Nese ju kujtohet pra disa javeve, kishim mbi 25% te te testuarve. Per te bere sikur masat po funksionojne, ulet numri i te testuarve dhe natyrisht bie edhe numri i te infektuarve. Numri i personave qe nderrojne jete nuk ka problem se fallsifikohet kollaj shkaku i vdekjes nga numri 2 i listes se Tiranes. Mirepo qe te zgjatet koha e masave, pra qe te mos kete mitingje te cilet do rrisnin frymen ne favor te opozites, “koincidon” qe pikerisht sot qe masat u zgjaten me dy jave, rritet paksa numri i personave te infektuar, po ashtu katerfishohet numri i personave qe kane nderruar jete krahasuar me dy dite me pare. Konkluzioni: Masat kane dhene rezultat sepse pas ores 20:00 virusi del lirisht neper rruge dhe sic ka thene edhe ministri Klosi perhapet shume killaj me valet e muzikes (dihet qe nata ka muzike) prandaj duhet qe te vazhdojme te jemi gjysem te burgosur nderkohe qe qeverija shperndan vaksina kineze, turke, kongoleze, indiane dhe vietnameze duke u mburrur qe shkon nga fitorja ne fitorje deri ne ngadhnjimin e plote mbi armikun gjakatar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *