• |
ide | kryesore

Pozitiv me kokainë, përjashtohet përjetë: kontrollet e OKAD gozhdojnë peshëngritësin shqiptar

-Instant, Sport



Tronditet sërisht peshëngritja shqiptare nga doping, edhe pse këtë herë nuk bëhet fjalë për substance stimuluese force, por kokainë. Kontrollet e ushtruara nga OKAD kanë nxjerrë pozitiv për kokainë peshëngritësin Arbër Cercizi dhe si pasojë sportisti është përjashtuar përjetë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Nuk ka patur dyshime për vendimin e marrë për peshëngritësin e Apolonisë, duke qenë se është përsëritës në shkelje, ndërsa bashkë me të e ka pësuar edhe trajneri i tij, që është pezulluar për 5 vjet nga aktivitetet sportive.

Njoftim

Federata Shqiptare e Peshëngritjes gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar për të rritur të zhvilluar në datë 20-21 shkurt 2021 në qytetin e Durrësit, duke pasur në moton e saj luftën e pandërprerë ndaj fenomenit të dopingut i kërkoi OKAD-ës në Shqipëri kontrollin antidoping për të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë Kampionat. Pas marrjes së mostrave me datë 22.03.2021 vjen përgjigja nga OKAD, sipas testit No LC 1001/21, ka rezultuar Pozitiv me substancë Kokainë, sportisti Arbër Cercizi.

Të gjithë sportistët pjesëmarrës në Kampionatin Kombëtar dolën negative, përjashtim bën sportisti i Klub Sport Apollonia Z. Arbër Cercizi, I cili doli pozitiv me substancën Kokainë. Në këtë situatë kur po luftohet për sport të pastër, pasi është goditur nga ky fenomen, dhe ky sportist është përsëritës FSHP, mblodhi Komitetin Ekzekutiv në mënyrë urgjente sot me datën 25.03.2021 dhe vendosi masat ekstreme. Përjashtimin e sportistit Arbër Cercizi përgjithmonë nga sporti i Peshëngritjes, si dhe trainerit të Klubit Sportiv Apollonia për një periudhë 5 vjecare të mos ushtrojë profesionin e trainerit. Për cdo sportist qoftë ai dhe madalist që do dali pozitiv nga kontrolli i kërkuar nga fedarata do të ketë të njëjtën masë (përjashtim nga sporti).



1 Comment

  1. Peshëngritësi është përjashtuar përjetë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sa keq sdo ta shofim me kombëtaren në Katar po u kualifikuam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *