• |
ide | kryesore

“Arbitri ishte i turpëruar, kërkoi ndjesë”: Fernando Santos tregoi bisedën me njeriun që i hoqi fitoren

-Instant, Sport, Video



Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, është munduar të shpjegojë episodin që tensionoi gjithë luzitanët, pas barazimit 2-2 me Serbinë. Tekniku i portugezëve i rrëfeu shtypit bisedën e bërë me arbitrin e ndeshjes Makkelie, pas gabimit të hollandezit që nuk vlerësoi një gol të Cristiano Ronaldos kundër Serbisë, duke i hequr fitoren nga duart Portugalisë. “Arbitri më kërkoi falje kur ai erdhi të më shihte në dhomën e zhveshjes – tha trajneri portugez -. Ai më tha se ishte në siklet. Në fushë ai më kishte premtuar se do të rishikonte imazhet dhe nëse do të gabonte, ai do të vinte të kërkonte falje. Dhe kështu bëri”.

https://www.youtube.com/watch?v=RYa2NWNQOdg&t=10s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *