• |
ide | kryesore

FOTO/ “Fytyra të qeta e të përqendruara”: shikoni zbarkimin e Anglisë në Tiranë

-Instant, F1, Sport



Për të kuptuar se Anglia nuk ka asnjë mungesë përqendrimi përpara ndeshjes së sotme në Air Albania kundër Shqipërisë, mjafton të shohësh fytyrat e lojtarëve të kombëtars së Tre Luanëve në zbarkimin e tyre në aeroportin e Rinasit. Të besuarit e Southgate kanë prekur tokën shqiptare në 23.45 dhe duke qenë se kanë mbërritur vonë, kanë shkuar menjëherë në hotel pa bërë ndalesën e zakonshme në stadium.

Media britanike i ka dhënë rëndësi takimit, duke future në mes edhe historinë e Armando Brojës, sulmuesit të lindur në Angli, por që mban veshur fanellën kuqezi. Anglia, në faqen e tyre zyrtare, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” kanë shpërndarë fotot e zbarkimit në Rinas.

Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “AIR Albania”, për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, 20 vjet nga hera e fundit që anglezët atëherë me kapiten David Beckham mbërrinin në Tiranë po për kualifikueset e një Botërori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *