• |
ide | kryesore

Video/ “Mirëseerdhët aty ku fituat, se Rrakllit i anulluan golin”: FSHF kthen Anglinë 20 vite pas

-Instant, Sport, Video



Shqipëri-Angli, ashtu si 20 vjet më parë, edhe këtë herë me një kualifikim për në Botëror për tu arritur e me kuqezinjtë që shpresojnë që arbitri të jetë më i kujdesshëm se atëherë. Natyrisht imponimi i një skuadre si ajo e Tre Luanëve është i madh, por për ta shmangur sa mund, FSHF i kujton të gjithëve cfarë ndodhi në atë ndeshje spektakolare.

Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar një video në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, të ndeshjes së fundit të Kombëtares kuqezi me përfaqësuesen angelze, duke kujtuar golin e Altin Rrakllit në minutën e 93′, por më shumë atë të minutës pasuese që u anullua nga arbitri luksemburgas Hamer për pozicion jashtë loje, shumë të diskutueshme.

POSTIMI I FSHF-së –

#OnThisDay – Si sot 20 vjet më parë Altin Rraklli shënonte këtë gol për Shqipërinë ndaj Anglisë në ndeshjen e luajtur më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Kore – Japoni 2002”. Ishullorët triumfuan me rezultatin 3-1, por minutat e fundit ishin mjaft emocionuese.

Sulmuesi, i cili ishte futur në lojë si zëvendësues, realizoi në minutën e 93-të një gol të bukur duke zënë në befasi mbrojtjen angleze. E veçanta është se Rraklli realizoi sërish në minutën e 94-t kur rezultati ishte 1-2 për anglezët, duke barazuar në 2-2, por asistenti dhe më pas arbitri luksemburgas, Hamer, e anuluan golin për pozicion jashtë loje të Rrakllit, që në fakt ishte inekzistent. Ky rast është përdorur si shembull dhe interpretuar më vonë edhe në seminaret e UEFA-s, duke e konsideruar gabim vendimin e arbitrave, pasi goli ishte i rregullt.

@england Ëe ëelcome you in Tirana ???



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *