• |
ide | kryesore

PD: Rama ndihet i frikësuar nga kërkesa për ndryshim e qytetarëve shqiptarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka shkruar në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama është duke ndjerë frikën e humbjes për shkak të kërkesës për ndryshim të qytetarëve shqiptarë.

PD shprehet e sigurtë për triumfin e saj në zgjedhjet e 25 prillit.

“Rama ndihet i frikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë.

Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dështoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve.
Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, shkruan PD në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *