• |
ide | kryesore

Basha: Kam pranë 4 ekspertë ndërkombëtarë për vaksinimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i opozitës Lulzim Basha tha se ka me vete ekspertë ndërkombëtarë për çështjen e vaksinimit.

“Në momentin që flasim përveç shkencëtarëve shqiptarë, epidemiologëve shqiptarë kam një ekip në dispozicion, nga institucionet që akuzon Edi Rama për fushatë, prej 4 ekspertësh perëndimorë të cilët do të na ndihmojnë që procesin e vaksinimit ta vendosim në shinat e duhura” – tha Basha në Opinion duke bërë akuza për qeverinë për mungesë të transparencës.

“Thanë sollëm 200 mijë doza, gënjyen, sepse nuk kanë administruar as 1/10 e tyre. Dhe po t’i kishin administruar, të jeni të sigurt që mijëra nga ata që janë ndarë nga jeta dhe që nuk i shpallin mund të ishin mes nesh sot sepse do i mbronin.

A shkoi në 9 dhjetor ky, shkoi në Nju Jork, u zhduk, që e kapën duke blerë këpucë dhe u kthye me këpucë të reja, por tha që shkova të merrja vaksinën. Ku është vaksina? Çfarë transparence kemi ne? Sa vaksina solli? Çfarë premtoi dhe çfarë solli?

Tani po të them diçka, vaksinimi është një proces i domosdoshëm, por që të ecë siç duhet ka nevojë për dy gjëra: transparencë dhe besueshmëri, që janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Nuk mund të kesh vaksinim kur ti thua mora 500 doza por nuk jua them dot se nga. Nuk mund të kesh transparencë kur ti nuk u thua njerëzve që marrin dozën e parë kur do ta marrin të dytën. Si po administrohet procesi? A po i marrin nga i njëjti lloj? Apo njëri po merr ASTRA ZENECA-n, tjetri po merr SINOVAK-un, e tjetri po merr PFIZER-in”.

Mungon transparenca dhe kjo ka sjellë mungesën e besueshmërisë. Vaksinimi nuk bëhet me detyrim. Njerëzit duhet të kenë besim që vaksina është, siç besoj unë, një nga mënyrat kryesore për të luftuar pandeminë dhe ndryshimi kryesor që do të sjellë qeveria ime këtu është që vaksinimi nga një proces i shëmtuar shfaqje politike. Po ti heqësh Edi Ramës vaksinimin, rindërtimin dhe Bashën, nuk ka fushatë. Nuk ka fushatë” – tha Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Et con il fesso , che ne facciamo, dopo le elezioni ????
    Spero che i ragazzi del vecchio vampiro, non li facciano del male …
    Sarebbe molto buone per il zoo.

    Johnny ,,, Johnny .. voltati .
    Voltati Johnny. Ti saluta Cozzamara .

  2. Paske ekspert cudiberes qe te rekomandojne edhe takimet massive me njerezit.Ik mos na rruaj karin me gjithe ekspertet qe ke,se Rama ta futi per punen e pandemise dhe termetit,ske cfare thua.

  3. I kane pare lokalet tek blloku se une i kam afer shtepise? Deng me njerez dhe nuk vete njeri te kontrolloje. E ka pare njeri lokalin afer liqenit te parku, apo ce deshe?? Urbanet jane nje turp i papare, te piset, plot me njerez pa ajrosjen e nevojshme. Perjashto keto urbanin qe shkon tek kopshti zologjik dhe teg te tjeret jane tmerr. Personalisht e mbaj masken pjeserisht vetem qe te shmang debatet me policine por preferoj me mire te marr ajrin e ndotur te tiranes sesa doble ajrin e ndotur dhe me sperkla te mbushura me CO2. Njerezit qe dalin aty rreth Bashes nuk kane pike interesi personal per faktin se eshte Basha por urrejtja dhe mllefi ka tejkaluar friken ndaj virusit i cili do jetoje me ne per vite si nje gje normale. Une jam shtrese e mesme dhe pjese e elektoratit gri por do votoj kunder Rames dhe pro nje mundesie tjeter me fytyre me njerezore dhe normale. Kam nevoje per normalitet, kam nevoje per nje KM me te qete dhe qe kontrollon emocionet e veta, kam nevoje per nje KM qe nuk ngre zerin, qe nuk pellet si lope e trazuar, kam nevoje per cdo gje normale ne kete vend, kam nevoje te mos mendoj vazhdimisht per te ikur edhe pse me dhembje, kam nevoje te punoj i qete, kam nevoje te mos perballem me administrate arrogante, kam nevoje tju dergoj prinderve me shume para per te blere gjerat e nevojshme…Kam nevoje jetike te dergoj Ramen ne shtepi dhe te qetesohet e te bej gjera qe di te beje me mire. Le te shkruaje, te pikturoje…te qetesohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *