• |
ide | kryesore

Basha: Shkelje e masave në fushatën time, njerëzve u ka ardhur në majë të hundës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për tubimet që po vihen re në fushatën e tij elektorale në qytete të vendit. Basha e pranoi se ka një numër të konsiderueshëm në takimet e tij, por u justifikua se kjo është spontane dhe se ai kujdeset për respektim të rregullave.

“Pa diskutim që ka një numër shumë të madh njerëzish që dalin spontanisht në rrugë ndërkohë që unë shkoj në aktivitete. Sikundër unë marr të gjitha masat e nevojshme dhe jam i pari që në mënyrë rigoroze mbaj maskën, bëj thirrje për mbajtjen e maskës, bëj thirrje për distancë. Aktivitetet i kryej në vende të hapura. Kur i kam në vende të mbyllura i kam me normat me numrin e kufizuar të personave”- tha Basha që shtoi se ka edhe një arsye tjetër që njerëzit dalin pasivisht në takimet e tij.

“E kam të pamundur të kufizoj entuziazmin e njerëzve që vijnë dhe ky është një moment për tu analizuar. Me të vërtetë ata shpërfillin një rrezik që nuk duhet ta shpërfillin por mesa duket dëshira për ndryshim apo ta them siç e thonë ata “Na ka ardhur në majë të hundës. Nuk durojmë dot më. Mezi presim datën për ta votuar për ta hequr, për të ndryshuar”.

Kjo është arsyeja e atyre grumbullimeve për të cilat siç e keni parë unë mundohem vet i pari, i bëj thirrje, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën. I keni parë i përshëndes sa më shkurt dhe vazhdoj” – tha Basha në Opinion duke shtuar se masat nuk respektohen as në vende të tjera si baret, kafenetë apo dhe urbanët.

“Mjafton të shkosh tek Blloku ose tek një nga rrugët e Tiranës dhe do të shikosh që kafetë janë plot me njerëz. Mjafton të shikosh këtë foto të këtij urbani në Tiranë. Unë bëj gjithçka në fushatën time për t’ju përmbajtur rregullave dhe kjo është e vërtetë që e kam të pamundur, unë stafi, partia të kontrollojmë mbledhjen e njerëzve në përmasa të tilla dhe kjo është evidente dhe shprehje e entuziazmit të njerëzve dhe e dëshirës për ndryshim. Por nuk ka hipokrizi më të madhe sesa kjo që bën ky që nuk ka fut një autobus shtesë. Shiko si e ke situatën e autobusëve, kafet i ke plot” –tha Basha që më pas u ndal edhe në mbështetjen që qeveria u ka dhënë bizneseve.

“Erdhi Artan Grubi, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut. 1.5 miliard euro, një shtet me më pak banorë dhe me buxhet të krahasueshëm me Shqipërinë, 1.5 miliardë ka dhënë. 15 herë më pak ka dhënë ky. Pra, shqetësimi i tij real nuk është Covidi” – tha Basha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Edhe mua me ka ardhe ne maj te hundes.
    Do dal e do vras nja 100 a 200 veta.
    Me lejohet…. apo jo, se me ka ardhe ne maj te hundes.

  2. ik ore kar, do dhe me qeveris ti. leje si jan kafet, pse sjep shembullin e mir, apo thjesht ste ha kari per njerezit. po ky virusi sikur ben punen e karmes, ja te shofim.

  3. do dhe me u bo kryeminister ky. komplet cop loqe, populist i qelbur e mashtrus. e ka hap krahun me premtime idjote, do e bej henen djell thot. nga ana tjeter si ha palla per njerezit e justifikohet me kafet plot. marshi veten ne qaf ateher, se koka ben koka peson.

  4. ska gje se i sheron Mona cizmja me hurdhra dhe raki pastaj. edhe icik qumesht arixheshke ne mengjes pa dhjer qent.

  5. Komentuesit e mesiperm jane rrezik civil. I kane pare lokalet tek blloku se une i kam afer shtepise. Deng me njerez dhe nuk vete njeri te kontrolloje. E ka pare njeri lokalin afer liqenit te parku, apo ce deshe?? Urbanet jane nje turp i papare, te piset, plot me njerez pa ajrosjen e nevojshme. Perjashto keto urbanin qe shkon tek kopshti zologjik dhe teg te tjeret jane tmerr. Personalisht e mbaj masken pjeserisht vetem qe te shmang debatet me policine por preferoj me mire te marr ajrin e ndotur te tiranes sesa doble ajrin e ndotur dhe me sperkla te mbushura me CO2. Njerezit qe dalin aty rreth Bashes nuk kane pike interesi personal per faktin se eshte Basha por urrejtja dhe mllefi ka tejkaluar friken ndaj virusit i cili do jetoje me ne per vite si nje gje normale. Une jam shtrese e mesme dhe pjese e elektoratit gri por do votoj kunder Rames dhe pro nje mundesie tjeter me fytyre me njerezore dhe normale. Kam nevoje per normalitet, kam nevoje per nje KM me te qete dhe qe kontrollon emocionet e veta, kam nevoje per nje KM qe nuk ngre zerin, qe nuk pellet si lope e trazuar, kam nevoje per cdo gje normale ne kete vend, kam nevoje te mos mendoj vazhdimisht per te ikur edhe pse me dhembje, kam nevoje te punoj i qete, kam nevoje te mos perballem me administrate arrogante, kam nevoje tju dergoj prinderve me shume para per te blere gjerat e nevojshme…Kam nevoje jetike te dergoj Ramen ne shtepi dhe te qetesohet e te bej gjera qe di te beje me mire. Le te shkruaje, te pikturoje…te qetesohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *