• |
ide | kryesore

Albin Kurti paralajmëron zgjedhje të tjera, nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosovë



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht ka theksuar se duhet të përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve, që është zgjedhja e presidentit të vendit.

“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do të zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje,” tha Kurti.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjen e menaxhimit të pandemisë dhe mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.



7 Comments

  1. Politikanet kosovar duhet te kuptojne qe Kosova se ka lluksin te shkoje ne zgjedhje çdo gjashte muaj. Ti lene me nje ane interesat e tyre te vogla e inatet foshnjerake dhe te mendojne per kombin. Qytetaret e Kosoves e dhane verdiktin e tyre, Respektoheni!

  2. Bravo, kur te don populli yt, nuk i trembesh zgjedhjeve. Para nje viti dole i pari me 29%, para nje muaji perseri i pari me 51%, po shkove perseri ne zgjedhje, me kete ritem qe ke ecur, do te marresh 70%!

  3. Dhe të shkojnë të gjithë në pidh të Vjosës pastaj me 70 % të Vetvendosjes, parti bythqirash ushtarë të Sorrosit që do ndajnë Kosovën.Këta ja hoqën taksën 100% Serbisë

  4. Heren e pare 51 dite KM, kete here 10 dite. Ky nuk eshte per KM. Eshte i bere per opozite dhe rrebelizem. Nuk ben kompromis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *