• |
ide | kryesore

Basha në 30-vjetorin e 2 prillit: I vrau regjimi që po jepte shpirt

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha shkroi për 30-vjetorin e vrasjes së 4 të rinjve në Shkodër.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, u qëlluan në mënyrë flagrante nga një regjim që po jepte shpirt.

Basha shkruan më tej, se heronjtë e dy prillit janë të gjithë Shqipërisë, e shton se 30 vite më pas, PD është në rrugën e drejtë në rrugën e fitores mbi të keqen, e shton se ndryshimi do të vijë për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Reagimi:
Si sot 30 vjet më parë, më 2 prill 1991, regjimi gjakatar i Partisë së Punës vrau pa mëshirë dhe qëllimisht 4 djem të rinj, bij të Shkodrës dhe pishtarë të demokracisë.
Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u qëlluan nga falangat e regjimit që po jepte shpirt, sepse guxuan t’ia thonë në sy dhe publikisht diktaturës në panik se koha e saj kishte përfunduar dhe shqiptarët kishin zgjedhur lirinë dhe Europën.

Ai lumë njerëzish të lirë që vërshoi në rrugët dhe sheshet e Shkodrës dëshmoi se edhe në momentet më të vështira dhe përballë tiranisë më të pashpirt, shqiptarët janë të gatshëm të përqafojnë lirinë me çdo çmim.

Heronjtë e 2 prillit janë heronjtë e gjithë Shqipërisë. Dëshira, guximi dhe përpjekja për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, ngritën themelet e ndërtimit të një shteti demokratik. Përpjekje nga e cila ne nuk kemi hequr dorë asnjëherë dhe për të cilën punojmë çdo ditë.

Kjo ditë i jep një kuptim të veçantë dhe lëvizjes që ne kemi nisur sot.

30 vite më pas, 2 prilli, emrat e 4 martirëve të asaj dite të zymtë kumbojnë fort në ndërgjegjen tonë dhe na japin sigurinë se jemi në rrugën e drejtë dhe në rrugën e fitores mbi të keqen, të ndryshimit që po vjen për çdo shqiptar, në rrugën e Shqipërisë si gjithë Europa. Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!



4 Comments

  1. Rrofte shoku Moz Cigarja, kryetari i kuvendit qe kerkon mandat te perjetshem deputeti!
    Moz Cigarja, per ata qe e kane harruar, ishte minister rendi ne 2 prill 1991 kur ne Shkoder u vrane 4 te rinj protestues

    1. Edhe ne 21 janar 2011, i vrau regjimi qe po jepte shpirt. Dhe sa per kujtes, kryeminster ishte ai qe ka nje jet me pushtetin dhe cdo her qe llap kerkon gjak.
      Kurse minister i brendshem ishte ai qe sot e genjen mendja per tu ber kryeminister.

  2. 2 Prilli eshte mese e qarte qe u be nga shpellari i Vicidolit me te njejten skeme qe u tentua te perseritej ne 21 Janar ku ti bythkokel ishe minister i brendshem.
    Ti kujton se ke nje tufe intresaxhinj dhe diferenca kriminele dhe idiote qe te ndjekin dhe kjo eshte Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *