• |
ide | kryesore

‘’Shikojeni dhe tre javë’’/ Basha në Kukës: Ndryshimi i parë pas 25 prillit do të jetë heqja e traut të Rrugës së Kombit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim elektoral në qytetin e Kukësit pranë tunelit të Kalimashit. Ai është pritur nga dhjetëra demokratë dhe ka bërë një ndalesë tek tuneli i Kalimashit. Lideri demokrat u premtoi kuksianëve se pas 25 Prillit trau që ndan Shqipërinë me Kosovën nuk do të ekzistojë më. Sipas kryedemokratit vota për PD është ta për heqjen e traut dhe çdo pengese tjetër.

“Shikojeni edhe tre javë këtë tra. Më 25 prill Shqipëria voton ndryshimin. Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptar nga Konispoli në Podujevë do të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. Vota për nr 9 është vota për heqjen e traut dhe çdo pengese,” tha Basha.

Ai gjithashtu rrugën e Kombit e ka quajtur si një nga sfidat e mëdha që është tejkaluar dhe një projekt madhor për Shqipërinë.



3 Comments

  1. Ne fakt trau nuk duhet te jete, pasi rruga eshte bere nga taksat e shqiptareve.
    Nuk eshte investim privat qe te behet me tra.
    Plus, ku qe merr paret tani, gjeja e pare duhet te bente wc sic i ka gjithe bota.
    Ministria perkatese eshte komplet aut.

  2. Qellimi kryesor i traut pervec grabitjes ka qene veshtirsimi i levizjes se kuksianeve, tropojaneve e ne vecanti

    e kosovareve sepse ky e urren veriun e sidomos Kosoven.

  3. e ke pyetur Kastratin per kete pune? Pastaj traun se heq dot sepse do ti paguash leket deri ne nje koncensionarit sipas marreveshjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *