• |
ide | kryesore

Vendoset përfundimisht si do jetë fleta e votimit në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji Zgjedhor ka marrë para pak çastesh vendimin për fatin e Fletës së Votimit, për zgjedhjet e 25 prillit. Trupa e përbërë nga Gentjan Medja, Alma Kolgjoka, Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili dhe Asim Vokshi është mbledhur në orën 16:00 dhe pas tërheqjes ka vendosur që fleta e votimit të jetë vetëm me numra ashtu siç kërkonte Partia Socialiste.

Partia Demokratike këmbënguli deri në fund që fleta të përmbante edhe emrat e kandidatëve. Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso tha se vendosja e kandidatëve me emra kishte rëndësi për identifikimin e tyre. Ndërsa, përfaqësuesi i Partisë Soicaliste, Eridian Salianji tha se fleta e votimit me numra është e duhura pasi ajo me emra ka ngarkesë të madhe dhe ngjan me një gazetë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. E dija dhe e parashikova qe para dy ditesh qe do zgjidhej kjo flete votimi . Sepse te dyja partive ju konvenon me numra dhe jo me emra . Te dyja partite kerkojne 9 dhe 12 dhe nuk ju interesojneemrat e listave dhe levizjet e ketyre listave te lidereve te tyre . Ky eshte ndryshimi qe po mundohen te na trumpetojne me te madhe keto parti baxhella , ndryshimi eshte statuskuoja . Mos harroni te votoni statuskuone , krimin dhe injorancen ne 25 prill o popull dele .

  2. BRAVOOOOOOOOOOOOOOO…………………………………………KESHTU E DO KY MILET
    MBASI TE VOTONI MOS HARRONI TE PAGUANI BEGETIN DHE ATA TE TRENIT ELEKTRIK .
    PARTIA MBI TE GJITHA , PAVARSISHT SE BARKUN E KE BOSH DHE FRIKEN HAK O POPULL TRIM DHE LIRIDASHES

  3. Ne fakt, PD ka kerkuar qe fleta te jete me emra dhe jo me numra. Pra status quo-ne e kerkoi rilindja e Rames sepse keshtu donte te mbyllte plotesisht listat qe beri sikur i hapi. Natyrisht Rama ka interes qe socialistet qe jane ne lista te zevendesohen nga rilindoret qe jane mvartes te bindur.

  4. Prisnim permiresime dhe po na japin llum . Bravo , keni gjetur dhe beni si te doni .
    Vellezer , pregatisni valixhet dhe ikni , ky vend nuk ka me shprese se do behet

  5. Si bilete bingoje, zgjidh numrat e preferuar dhe prit se ca do terheqi Rama te kutia.

    Reforma zgjedhore si te gjitha reformat e rilindjes, u del boja me shpejt se pallateve te lyera per zgjedhje

  6. BINGO!!!!!!!!!!!!!!!! Ne stalle u degjua bingo!

    Oj te tallur bythe qe i bejne ketij mileti! Bageti e Bujqesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *