• |
ide | kryesore

Shorti për fletën e votimit për Këshillat Bashkiakë/ ‘Bashkë Fitojmë’ renditet i pari, PS e dyta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shorti



KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Nga ky proces, të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, ndërsa PS do të jetë e 2 në radhë dhe PAA e 3.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *