• |
ide | kryesore

Nëse dyshoni se ju kanë hakuar të dhënat personale në Facebook, hidhini një sy këtij lajmi

-Instant, Stil

Facebook nuk ka në plan të njoftojë klientët që mund të jenë mes gjysmë miliardë përdoruesish të cilëve iu ekspozua informacioni personal, duke iu postuar në një faqe në internet të përdorur nga hakerat.


Fundjavën e kaluar, u raportua se një bazë të dhënash të më shumë se 533 milionë llogarish në Facebook – përfshirë numrat e telefonit, adresat e postës elektronike, ditëlindjet dhe detaje të tjera personale – ishte shpërndarë në internet. Megjithëse, nuk përfshiheshin informacione delikate siç janë kartat e kreditit, sërish të dhënat mund të shfrytëzohen për qëllime të këqija.


Facebook vuri në dukje në fillim të kësaj jave se të dhënat u grumbulluan nga profilet publike në platformën e saj në vitin 2019 duke përdorur karakteristikën “importuesi i kontakteve”. Kompania thotë se veproi shpejt për të parandaluar që një veprimtari e tillë të përsëritet.
Për shkak se të dhënat u grumbulluan nga profilet publike, Facebook tha për CNN Business, se kompania nuk mund të jetë e sigurt se cilët përdorues do të duhet të njoftohen dhe për këtë arsye nuk ka në plan të lajmërojë individët që ishin potencialisht të prekur.

Në vend të kësaj, Facebook publikoi një faqe të qendrës së ndihmës për përdoruesit e shqetësuar se të dhënat e tyre mund të jenë bërë publike. Faqja shpjegon se rrjedhja përfshin vetëm informacionin që ishte shpërndarë publikisht në profilet e përdoruesve, jo informacione që ishin ndarë vetëm me miqtë e përdoruesve. Ajo gjithashtu detajon se si përdoruesit mund të rregullojnë cilësimet e privatësisë. Prandaj nëse jeni të shqetësuar se informacionet tuaja mund të jenë vjedhur shkoni në faqen e qendrës së ndihmës për t’u informuar mbi rregullimet e privatësisë.

Ka faqe në internet, si haveibeenpwned.com, ku përdoruesit mund të kërkojnë vetë për të parë nëse të dhënat e tyre personale kanë rrjedhur.

Ka qenë një javë e vështirë për sigurinë e të dhënave: Përveç incidentit në Facebook, LinkedIn konfirmoi të enjten në mbrëmje në tjetër incident, ku informacioni ishte hequr nga 500 milionë profile të përdoruesve të tij dhe tani ka dalë në shitje në një faqe të përdorur nga hakerat.revista class

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu