• |
ide | kryesore

Protesta në Mirditë, arrestohet organizatori dhe 3 të rinj nga Kosova

-Instant, Lajme, Të fundit

Katër persona janë arrestuar në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e djeshme, rreth orës 12:30, në Mirditë. Banorët e Zall Gjocajt dolën në protestë pasi kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në këtë zonë. Mësohet se janë vënë në pranga Besnik Paci, 48 vjeç, banues në Lezhë, organizatori i protestës së paligjshme; Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi22 vjeç, banues në Kosovë. Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 30 shtetas të tjerë.


Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të zhbllokuar qarkullimin e automjeteve.


5 Comments

  1. Patjeter.

    Rilindja NUK ka lidhje fare me forcimin e Sindikatave dhe SocialDwmokraxise, apo mbrojtjen e Mjedisit.

    Rilindja eshte: Oligark, hajduteri, koncwsion, shkaterrim, ndyrresi.

    1. Po Kosovaret qe nuk jetone ne Mirdite Qfare done atje ne Proteste ket nuk e kuptoje a ma shpjegone dote njeri??? thotë:

      Po Qfare done shtetazit e Kosoves??? Ne nje proteste ne Mjerdite ket nuk e kuptoje.. A po Albini Kurti bake me ilir Meten dhe Sali Berisha Qone me Qdo kushte dhe kane ber plane me destabilizue Shqiprine??? Albin Kurti duke u ber pale me disa hjaduta dhe vrase si ilir Meta dhe Sali Berisha Kunder rendit Kushtetute ne Shqiprie po kalone Qdo cake dhe vie politike te lejushme… Dhe Kjo eshte e pa pranushme nga ne Shqiptaret e Shqipries

      1. “Po Qfare done shtetazit e Kosoves??? …” — Qe thua ti mer lum fiku, ata shtetas kosovare jane me atdhetare se ty qe shkruan pallavra ketu! Meqe jemi ne teme, pse nuk del edhe ti ne proteste kunder shkaterrimit te mjedisit??!!

        1. Sa mire i the. Nuk thote shyqyr qe po vijne, dhe ti bashkohet nderkohe atyre ne proteste,por u tregon kufirin. Nderkohe Leonardo Di Caprio nje status per mbrojtje te Vjoses beri, (qe shume mire beri ne fakt),bejne mediat 10 lajme dhe emisione per te, e ngrene ne qiell,kurse te “kosovari” e gjejne armikun, keta lloj komentuesish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu