• |
ide | kryesore

Socialisti i del përpara Bashës: 14 vjet votova për PS tani do të votoj PD-në për ndryshim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turrin e takimeve me qytetarë dhe biznese, është ndalur në Njësinë 8 në Tiranë ku nuk ka munguar as entuziazmi i zakonshëm i qytetarëve dhe simpatizantëve. Madje gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha mori edhe votën e socialistëve të zhgënjyer nga qeverisja e Rilindjes.

Qytetari: Urime për fushatën!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!
Qytetari: Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat.
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!

Mes qytetarëve që nuk nguruan t’i shprehnin mbështetjen Bashës, ishin dhe socialist të zhgënjyer që kanë zgjedhur t’i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Qytetari: Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla.
Lulzim Basha: Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen.

Qytetari 2: Suksese të ectë mbarë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari 2: 14 vjet ja kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin.
Lulzim Basha: Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë.
Qytetari 2: E paçi faqen e bardhë!
Lulzim Basha: Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë.



6 Comments

    1. O Agron, nuk jane te gjithe te kenaqur si puna jote me Rilindjen. Mos u cudit pse ka dhe socialiste kundra skizofrenit o veshgjate.

  1. Duke mos bere sens ne keto akuza, pasi eshte Berisha njeriu qe i ka sjelle trauma ketij vendi dhe per me teper qe ka bashkepunuar me Miloshevicin dhe gjityhe udheheqesit serbe ne dem te interesave te vendit qe nga viti 1992.

    Ndoshta ka ndonje informacijon te gabuar nga njerezit e gruas Liri Berisha, te cilet jane ne hierarkine me te larte te sherbimit sekret serb!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *