• |
ide | kryesore

Euro 2020 me më shumë lojtarë në skuadra: UEFA i thotë jo vaksinimit të futbollistëve

-Instant, Sport



Dritë jeshile për zmadhimin e organikave, por jo vaksinimit për pjesëmarrësit. Këto janë vendimet e Uefa-s në funksion të Kampionatit Evropian, që do të ratifikohen me rastin e Komitetit Ekzekutiv, i cili do të mblidhet të hënën me 19 prill. Sipas La Repubblica, do të jepet aprovimi për grumbullimin e 25 lojtarëve (aktualisht janë 23), siç kërkohet me zë të lartë nga trajneri i Italisë Mancini, ndërsa mundësia e vaksinimit të protagonistëve të turneut do të përjashtohet, nëse nuk ndodh për shkak të indikacioneve specifike të qeverive kombëtare.

Vendimi tjetër, themelor, që do të merret të hënën e ardhshme do të jetë ai në lidhje me qytetet pritëse. Organizmi që drejton futbollin evropian pret sigurime deri në fund të kësaj jave nga Roma, Dublini, Bilbao dhe Monako, që duhet të garantojnë praninë e publikut në stadiume, megjithëse me hyrje të kufizuara.

Presioni mbi institucionet është i lartë dhe ditët e fundit presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, i ka dërguar një letër Kryeministrit italian, Mario Draghi, në të cilën i kërkon “të ndërhyjë për t’u siguruar që UEFA mund të konfirmojë caktimin e ndeshjes inauguruese” të Kampionatit Evropian “dhe garave pasuese të planifikuara në vendin tonë “. Italia duhet të lejojë zënien e të paktën 25% të vendeve në Olimpico në Romë, vendi, ndër të tjera, i ndeshjes inauguruese Turqi-Itali (më 11 qershor në orën 21:00).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *