• |
ide | kryesore

Kriss Jenner, një dhuratë Jordy Woods

-Instant, Paparazzi, Slider



Që prej momentit që u zbulua lidhja e fshehtë mes Tristan Thompson dhe Jordyn Woods, kjo e fundit u shpall armike e familjes Kardashian-Jenner. Mirëpo së fundmi Kris Jenner i ka habitur të gjithë me një veprim dashamirësie kundrejt Jordyn. Modelja ka zbuluar përmes Instagramit se Kris Jenner i ka bërë dhuratë një kuti me produkte pastrimi së bashku me partneren e saj në biznes, Chrissy Teigen. Dhurata ishte e shoqëruar madje me një shënim të shkruar me dorë dhe një buqetë me lule të freskëta.

Këtë gjë nuk e priste askush, ndaj postimi i Jordyn Woods ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dy vite më parë modelja 23-vjeçare ishte në qendër të vëmendjes mediatike pasi u zbulua skandali i tradhtisë me Tristan Thompson, i cili asokohe ishte në lidhje me Khloe Kardashian. Jordyn konsiderohej si personi më i besuari familjes Kardashian-Jenner, ndaj tradhtia e saj u cilësua si një thikë pas shpine. Prej atij momenti ajo u nda përfundimisht nga familja e famshme dhe shoqëria e saj e ngushte me Kylie Jenner mori fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *