• |
ide | kryesore

Osimhen gjen vajzën nigeriane me një këmbë, në Web: “Shiste ujë, njësoj si unë”

-Instant, Sport



“E gjeta. Faleminderit të gjithë atyre që më ndihmuan, Zoti ju bekoftë”. Në këtë mënyrë Viktor Osimhen njoftoi në mediat sociale se e gjeti vajzën nigeriane pa një këmbë, që shiste ujë në rrugët e Lagos, Nigeri. Sulmuesi i Napolit, që kur ishte fëmijë bënte të njëjtën punë të vështirë, dje publikoi foton e vajzës, duke shkruar: “Është me të vërtetë dekurajuese dhe në të njëjtën kohë një motiv i madh. Ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni për të më dhënë ndonjë informacion të dobishëm për të më ndihmuar ta gjej këtë vajzë”. Kërkimi i tij në mediat sociale ishte i suksesshëm dhe Osimhen e gjeti të renë, të cilën tani me siguri mund ta ndihmojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *