• |
ide | kryesore

Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër dhe vihet në kërkim i katërti

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre vëllezër janë arrestuar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim i katërti pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar me një çift bashkëshortësh dhe më pas kanë plagosur në këmbë një efektiv policie.

Sipas bluve, në pranga janë vënë Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre Armando Marini. Mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik që vëllezërit kanë pasur me A.Mema dhe bashkëshorten e tij O.Mema, policia është përpjekur të neutralizojë situatën. Por pasi e kanë goditur, vëllezërit kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit efektivit Julian Xhahalili.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *