• |
ide | kryesore

Analiza e BIRN: SPAK, si mjet shantazhi për friksimin e gazetarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Nga Vladimir Karaj, BIRN/Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të miratuar një kërkesë të SPAK për sekuestrim të kompjuterëve, celularëve dhe çdo paisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al, shihet prej ekspertëve të jurisprudencës mbi mediat, si përpjekje për frikësim të gazetarëve dhe në shkelje të drejtave të njeriut dhe vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.


“Ndërhyrja e prokurorisë dhe gjykatës në të drejtën e Lapsi.al që të raportojë për një çështje që është qartësisht në interes të publikut është tentimi i radhës i pushtetit që të frikësojë mediat”, i tha BIRN Flutura Kusari, këshilltare Ligjore pranë Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias.


Të dielën në 18 prill, gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Iliriana Olldashi miratoi një kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në të cilën kërkohet sekuestrimi i paisjeve elektronike të redaksisë së Lapsi.al.

Vendimi u mor pas fillimit formal të hetimeve dhe kallëzimit të Partisë Demokratike, pas publikimit të informacionit mbi një databazë që besohet se është krijuar nga Partia Socialiste dhe që përmban emrat e 910 mijë votuesve të qarkut Tiranë, krahas të dhënave të shumta personale.

Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve.

“Në vend që prokuroria të hetojë shkeljen e privatësisë nga ana e Partisë Socialiste, ata tentojnë që të frikësojnë gazetarët dhe burimet,” tha Kusari duke komentuar kërkesën e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës.

Sipas Kusarit përpjekjet për të zbuluar burimet e gazetarëve të Lapsi.al janë në kundërshtim flagrant me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo shprehet se pa burime nuk do të kishte gazetari, ndërsa shton se publikimi i investigimit mbi databazën ishte një shërbim të interesit publik.

“Falë tyre, publiku në Shqipëri ka kuptuar për cënimin më të rëndë të privatësisë në historinë e re të saj,” theksoi ajo.

Në vendimin e saj Gjykata e Posaçme ka pranuar arsyetimin e prokurorisë që këmbëngul në vënien në dispozicion të databazës, duke e cilësuar këtë të domosdoshme për hetimin.

Avokati Dorjan Matlija, drejtues i Qendrës Respublica, i tha BIRN se ky arsyetim i gjykatës ishte i gabuar.

“Prokuroria kishte mundësinë të hetonte në mënyra ta tjera dhe në rrugë të tjera, për të zbardhur rrethanat, për interesat e kallëzimit të Partisë Demokratike, kundër kryeministrit e të tjerëve”, tha Matlija.

Ai shtoi se para se të miratojë kërkesën e prokurorit gjykata duhet të marrë në konsideratë mbrojtjen e burimit, një detyrim që rrjedh prej një sërë vendimesh të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në vendimin e fundit të kësaj natyre i bërë publik në prill të këtij viti – Sedletska kundër Ukrainës, GJEDNJ arsyeton se një urdhër që mund të zbulojë burimin e gazetarit mund të lëshohej vetëm nëse do ishin ezauruar të gjitha mundësitë  e tjera për të kryer hetimet.

Matlija thotë se kjo në këtë rast nuk ka ndodhur, ndërsa shton se në vend kishte raste të ngjashme kur gjykata e kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë pikërisht me arsyetimin se hetimi kishte mënyra të tjera për të gjetur shkeljen penale nëse një të tillë ekziston.

Avokati shtoi se vendimi kishte shkelje të tjera, pasi gazetarët nuk ishin njoftuar dhe nuk u ishte dhënë mundësia të arsyetonin qëndrimin e tyre. Ai tha se masa po ashtu ishte jopropocionale dhe mund të cënonte më shumë se një burim informacioni.

“Rrezikon edhe ta mbyllësh praktikisht median se po i merr mjetet e punës, po e sekuestron,” theksoi Matlija.

Botuesi i Lapsi.al Andi Bushati i tha BIRN se Prokuroria e Posaçme nuk kishte ndërmarrë akoma veprime ndaj tyre. Bushati tha se u ishte lënë kohë dy-tre ditë me marrëveshje me gojë që ata të mund të konsultoheshin me avokat. Ai tha se Lapsi.al e kishte ankimuar në apel vendimin e gjyqtares Olldashi.

Në ankim Lapsi.al i kërkon gjykatës të shfuqizoi vendimin për sekuestro, duke arsyetuar ndër të tjera se prokuroria kishte një sërë mjetesh të tjera në dispozicion për të hetuar çështjen “pa cënuar  mbrojtjen që i jep ligji dhe Konventa Europianë e të Drejtave të Njeriut burimeve të informimit të gazetarit profesionist”.

Në ankim po ashtu thuhet se dukej që “prokuroria ka orientuar hetimet deri në këtë fazë vetëm në identifkimin e burimit të informacionit”, ndërsa nuk janë pyetur të identifikuarit si “patronazhistë” apo persona të tjerë që mund të kishin dijeni për databazën.

Bushati i tha BIRN se shihte një sfond politik pas veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

“Veprimet e gjykatës dhe prokurorisë janë të ngjashme me ato të lakejve të nënshtruar ndaj partisë në pushtet”, tha ai, ndërsa i akuzoi institucionet e drejtësisë se sheqetësoheshin të gjenin atë “që ka tradhëtuar nënën parti” dhe jo ato që kishin grabitur të dhënat.

Ndërko Kusari i tha BIRN se Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe Medias do të sigurohej që situata të bëhej e njohur për partnerët ndërkombëtarë.

“Shpresojmë që do të ketë trysni ndërkombëtare që të ndalet presioni ndaj mediave,” përfundoi ajo.

6 Comments

  1. LAPSI.al DHE STAFIT NJE BUSHATI BIG FLM PER PUNEN E TYRE TE MADHE DUKE O NXJERR EDIN RAMEN DHE REGJIMIN E TIJ LAKURIQ thotë:

    BILES YMER GELBAZA KELLIRA DHE KOL SALLAKU SKYPE ENDE I FYEJN STAFIN E LAPSI.al ,ZAGARET E TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA

  2. SPAK duhet te arrestoje sa me pare Andi Bushatin dhe Armand Shkullakun , per prishje te imazhit

    te PS dhe Fyhrerit te saje. Ketyre gazetareve te PA varur duhet tu hiqet ajo pjesa PA dhe

    dhe te varen. Gjykimi i tyre te jete publik dhe Kryetar gjykate te caktohet Fehmi Abdiu sepse

    ka nje nje eksperience si kryetari i gjykates qe denoi me varje ne litaRr POETIN HAVZI NELA

    ne vitin 1988. Havzi Nela kishte bere shume me pak se keta te dy, ai vetem ca vjersha kishte bere

    dhe e varen, kurse keta te Lapsit qe i nzorren bojen KM-se dhe rilindjes duhet te varen dy

    here. Aa , po thoni ju qe do te mungoje firma e baba Kristaqit. Ska gje se ka te birin.

  3. Bravo ASPAKu. Ben shume mire qe po shkerrmoq grupin e strukturuar kriminal Bushati-Shkullaku. Sa keq qe per ato dosjet e Dibres dhe Durresit nuk kishte kompetence se do i kish derrmuar edhe ata

  4. Gazetarët dhe mediat nuk duhej ta kishin mbështetur dhe pranuar që në gjenezë ramaformen duke e ditur që po bëhej për tu kapur. Mbas kundërshtarëve politikë, janë gazetarët ato që shënjestrohen nga regjimet autoritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu