• |
ide | kryesore

Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë”: Sekuestrimi serverit të Lapsi.al veprim që cënon drejtpërdrejtë lirinë e medias

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa shoqata të gazetarëve në Shqipëri kanë reaguar përmes një deklarate të përbashkët, ku dënojnë vendimin e Prokurorisë për sekuestrimin e serverave të Lapsi.al pas publikimit të skandalit të patronazhistëve të Partisë Socialiste. Në deklaratë thuhet ndër të tjera se ky vendim cënon lirinë e medias dhe bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Organizatat i bejne thirrje  organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të dretjave të njeriut, Këshillit të Europës, OSBE-së, Ambasadorit të BE-së, Ambasadores Amerikane dhe ambasadave të tjera europiane në vend, të mbështesin këtë deklaratë në mbrojtje të standartit kryesor për një shtyp të lirë.

DEKLARATA E PLOTE

Mbi sekuestrimin e serverit dhe aseteve të medias Lapsi.al

Një grup organizatash të medias dhe të të drejtave të njeriut (nënshkruar më poshtë) reagon me shumë shqetësim ndaj zhvillimeve të fundit, ku prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e serverit të Lapsi.al.

Standartet etike të gazetarisë përcaktojnë se një gazetar ka të drejtë dhe detyrë të mbrojë burimin e vet, të mos e vërë në rrezik dhe të mos e dekonspirojë atë. Investigimet bëhen për të ekspozuar problematika të ndryshme dhe detyra e prokurorisë është të ndjekë burimin e problemeve të investiguara, jo gazetarët që e investigojnë dhe bsurimet e tyre konfidenciale.

Për më tepër, sekuestrimi i serverit të medias Lapsi.al vë në rrezik jo vetëm burimin e këtij investigimi por dhe gjithë burimet e investigimeve të mëparshme të LAPSI.AL, duke dekonspiruar të gjithë burimet konfidenciale të mëherëshme të kësaj medieje. Pasoja indirekte e këtij veprimi nga ana e Prokurorisë është frikësimi i çdo personi (whistleblower) që ka denoncuar dhe mund të denoncojë tek gazetarët në mënyrë konfidenciale abuzimet e pushtetit.

Organizatat tona konsiderojnë që ky veprim cënon drejtpërdrejtë lirinë e medias dhe i kërkon Prokurorisë që Kodin e Procedurës Penale ta zbatojë në frymën e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (nenin 10 që garanton lirinë e shprehjes) dhe standarteve te elaboruara në jurisprudencën e GJEDNJ-së, duke mos aplikuar nenin 159/3 të Kodit të Procedures Penale që detyron gazetarët të tregojnë burimin e informacionit, si dhe që çdo veprim hetimor apo mjet për sigurimin e provës në këtë fazë tepër të rëndësishme të hetimit, të mos identifikojë, dhe rrjedhimisht cënojë burimin e informacionit.

Për çështjen e rrjedhjes së të dhënave dhe dyshimin se është përdorur politikisht, kërkojmë që të zhvillohet një hetim i shpejtë, objektiv dhe i gjitheanshëm nga organi i Prokurorisë. Organizatat tona i bën thirrje organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe të dretjave të njeriut, Këshillit të Europës, OSBE-së, Ambasadorit të BE-së, Ambasadores Amerikane dhe ambasadave të tjera europiane në vend, të mbështesin këtë deklaratë në mbrojtje të standartit kryesor për një shtyp të lirë.
Organizatat nënshkruese
Association of European Journalists / Dega Shqipëri
AIS/Open Data Albania
Association of Professional Journalists of Albania
BIRN Albania
Citizens Channel
Civil Rights Defenders
Faktoje.al
Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut
Instituti Shqiptar i Medias
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Media Look
Qendra Politico
Qendra Res publica
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë



1 Comment

  1. Kjo deklarate eshte e rendesishme sepse nuk pjerdh per te vraret.
    Edhe pak do te protestoje sindikata e qenve dhe ujqve te pavarur.
    Ku keni turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *