• |
ide | kryesore

Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 76 viktima

-Instant, Lajme, Të fundit



Shifra të larta të të infektuarve ditorë me Covid vijojnë të jenë prezentë në Greqi.

Gjatë 24 orëve të fundit në raportin e ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 754 raste të reja dhe kanë humbur jetën 76 persona.

Numri i përgjithshëm i viktimave deri më tani nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 9 864 persona mes të cilëve 95 % kanë qenë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Covid në Greqi ka shkuar në 329,134 persona ku pjesa më e madhe kanë qenë meshkuj.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *