• |
ide | kryesore

Policia lan duart me një “njoftim” për rrahjen kafshërore të Elsa Bitës nga kryepolici i Divjakës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Megjithëse një vajzë është rrahur në mënyrë brutale nga një shef policie me uniformë tashmë të identifikuar në mes të shumë dëshmitarëve, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga Policia e Shtetit. Pas denoncimin me emër dhe mbiemër të Altin Shehut, që edhe është filmuar nga Elsa Bita dhe një vajzë tjetër ndërsa i afrohet vajzës për ta rrahur, policia nuk ka bërë arrestimin e tij, por ka “larë duart” me një njoftim ku flitet për kryerjen e veprimeve hetimore. Ndërkohë e dhunuara është në spital me dorën e thyer. Lexojeni më poshtë njoftimin e policisë:

Njoftimi

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:

Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.

Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike.



9 Comments

  1. Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundrrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika. 30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajëllson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirte në pension 6 president Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6.
    Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkoj tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër. Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

  2. Neser kur shqiptaret te shkojne e te votojne, te kujtojne premtimet e Rames para 8 viteve dhe t’i krahasojne me realizimin. Te kujtojne pamjet e teatrit qe shembet dhe policet pa numer identifikimi qe dhunoine mbrojtesit e teatrit. Te kujtojne se si Shqiperia gjate ketyre 8 viteve u kthye ne nje qender te tregtimit te drograve. Te kujtojne premtimet per pasojat e termetit. Te kujtojne se te gjithe patem nje apo me shume te aferm apo miq qe vdiqen nga menaxhimi skandaloz i pandemise. Te kuktojne qe numri i vdekjeve shtese gjate pandemise u rrit me afro kater mije vdekje per milion banore brenda vitit. Te kuktojne shendetesine falas dhe koncesionet shumemilioneshe ne euro, ne shendetesi. Te kujtojne se i jati i kandidatit te 17 te listes se Tiranes merr nje page prej me shume se 8 mije euro ne muaj nga inceneratoret. Te kujtojne qe kriminelet shetisin te lire nderkohe qe fukarenjte birgosen per 30 euro drita te papaguara. Te kujtojne se me shume iu kushton rruga Tirane-Sarande me makine personale se Tirane-Paris me avion. Te kujtojne kete zonjen nga Divjaka qe u rrah shtazerisht nga oficeri i “policise qe duam”. Te kujtojne se gjithsecili nga ne ka nje spiun te ngarkuar nga partia qe e pergjon. Te kujtojne qe me shume se 100 mije shtepia do prishen pas zgjedhjeve. Te kujtojne se cdo shqiptar (edhe femijet e tyre pa asnje perjashtim) i ka borxh Becchettit 60-70 euro per tekat e tre njerezve. Te kujtojne te gjitha keto dhe shume te tjera, cfare kane pesuar dhe cfare kane gezuar ne keto 8 vite rruges kur shkojne per te votuar dhe kur te futen ne dhomen e fshehte ta hedhin voten. Gjithesecili sipas mendimit te tij personal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *