• |
ide | kryesore

PD thirrje qytetarëve: Dilni për të votuar, kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Përmes zëdhënëses së fushatës, Floriana Garo, PD apeloi edhe një herë shqiptarët të dalin të marrin pjesë në votime.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme. Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë.

 Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entuziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!”, tha Garo në apelin e saj.



3 Comments

  1. Dashte Zoti qe Shqiperia te hedhe pas kraheve naten e erret rilindase dhe si dielli i kesaj

    dite te jete edhe e ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve pa dallim, qe Shqiperia te jete

    e te gjitheve dhe jo e nje grupi , qe mos te kemi patronazhiste e spiune qe na vrojton cdo dite

    dhe qe te mos kemi mbi krye nje pushtet qe ashtu si shpata e Demokleut qendron varur

    siper nesh si nje kercenim. Eshte e veshtiere por jo e pamundur. Sebashku mund t’ia dalim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *