• |
ide | kryesore

Vëzhguesit e OSBE- ODHIR dënojnë vjedhjen e të dhënave personale për zgjedhje

-Instant, Kryesore



Raporti paraprak i vëshguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve në Shqipëri krahas parregullësive si shitblerja e votës apo presionit dhe joshjes së nënpunësve të administratës civile ka vënë theksin edhe mbi skandalin e grabitjes të të dhënave personale për qëllimet elektorale të partisë socialiste.  Misioni i përbashkët i vëzhgimit i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e ka konsideruar atë si një thyerje privacie. 

“Kjo është një shkelje e privacisë dhe konfidencialitetit të qytetarëve me institucionet shtetërore që përbën një pikë shqetësuese që vlen për tu përmendur”, tha Azay Guliyev, Koordinator i Posacëm dhe drejtues i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së.

“Gjatë fushatës, u zbulua një bazë të dhënash që përmbante informacionin personal dhe detajet e kontaktit të rreth 910,000 shtetasve shqiptarë,si dhe preferencat e mundshme të votimit të rrjedhura në domenin publik…Partitë e opozitës, Presidenti dhe shumë media bënë thirrje për një hetim nga SPAK për keqpërdorimin e pretenduar të të dhënave personale të qytetarëve”, thuhet në raportin paraprak.

Lexo më tej:

OSBE-ODIHR: Transparenca e procesit nuk duhet të sakrifikohet për shpejtësinë

Rreth një javë më parë Lapsi.al zbuloi përdorimin prej partisë në pushtet të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës të cilat u jepeshin patronazhistëve të PS-së. Ngjarja që shkaktoi një hallakamë të madhe në vend është rimarë gjerësisht nga organet më të rëndësishme të shtypit perendimor që e kanë cilësuar atë si një Big Brother gjigand (shiko poshtë).

Ortek shkrimesh në shtypin europian për skandalin që zbuloi Lapsi.al

Natyrisht që ky skandal që ka ndikuar në zgjedhje nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes së vëzhguesve ndërkombëtarë.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhej nga 125 vëzhgues nga 32 vende, ku përfshiheshin 42 ekspertë të ODIHR-it dhe vëzhgues afatgjatë, 60 parlamentarë dhe staf nga OSCE PA, dhe 23 nga PACE. Sipas tyre problem mbetet edhe blerja e votës dhe përdorimi i administratës. “Pavarësisht përmirësimeve të përgjithshme, pretendimet për praktika të përhapura gjerësisht të shitblerjes së votave gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve vazhdojnë të mbeten problem serioz në Shqipëri dhe kjo ka një ndikim negativ tek perceptimi i publikut dhe tek besimi në procesin zgjedhor. E njëjta gjë vlen edhe për stimujt dhe presionet ndaj nëpunësve civilë,” tha Aleksander Pociej, Shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).

Një vërejtje tjetër për procesin ishte ajo e përdërimit të administratës publike për funksione elektorale ndërsa si anë pozitive u përmend marrëveshja e 5 qershorit Pozitë opozitë e cila solli disa garanci më tepër në kodin zgjedhor.“Marrëveshja politike e vitit të kaluar nxiti reforma të rëndësishme dhe coi në futjen në përdorim të teknologjisë elektronike, e cila shërbeu për rritjen e besimit te procesi zgjedhor. Kjo tregon se kompromisi dhe dakordësimi politik i shërben interesave më të mira të popullit shqiptar,” tha Azay Guliyev.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Gjeni alibine e humbjes se edhe kesaj radhe ua futi ka@in ne goje Rama,populli i tha jo riciklimit te plehrave dhe i tha po zhvillimit dhe progresit!!!

    1. Edhe kafsha kur bënë bajgen ndërron vendin shqiptarët jo ne mut duan të rrin rrace e keqe. Kur të vijmë në Shqipëri mos na u ankoni me njerëz kurva. Si ka mundësi që partitë e reja mos te marrin deputet

  2. I tha po nënshtrimit e diktaturës.I tha po izolimit dhe shkëputjes.I tha po sistemit putin.I tha po braktisjes të Shqipërisë dhe antishqiptarisë.I tha po ngrënies së barit!!!

  3. Edhe kafsha kur bënë bajgen ndërron vendin shqiptarët jo ne mut duan të rrin rrace e keqe. Kur të vijmë në Shqipëri mos na u ankoni me njerëz kurva. Si ka mundësi që partitë e reja mos te marrin deputet

  4. Ore ku eshte Ngallumi i Mutit Kristaqit?!
    Amani mo Bythat e Shkurdhat se mo e kani pushuar nga byrektore SHQUP-i.

  5. PS NUK U VOTUA,POR PS VODHI PRAP SI SHKERDHAT.SIGURIMI I SHTETIT E BERI PRAPE PUNEN TASHI SJU NGELET GJE TJETER O POPULL VEÇSE TE DURONI RAMA VELIAJ TJU SHTYPIN SI MORRA KOMUNISTA MUTI,BAJGA

  6. 2 Mars 1444 – 25 Prill 2021
    BESLIDHJA SHQIPTARE defacto, ngjyra blu, pa Durresin e Topiajve,Beratin e Muzakajve dhe Kaninen e Komnenes te Balshajve.
    Udhe te mbare Arnautlluk drejt Europes me ne krye sulltanin e madherishem Rexhep Taip Erdogan dhe pashain Edvin-Edi-Paulin Rama!

  7. Èshtë keqardhje e madhe për popullin tonë që I besoi drejtimin e vendit rilindjes keqardhje për ata Shqiptarë që u shitën në këtë mënyrë por ç’do popull meriton qeverinë që zgjedh.

  8. Harruat qe kryetari i osbe eshte rritur me leket e sorosit dhe ka perfituar 400 000 euro nga ish gruaja e rames..fico…
    Vazhdoni me budalliqe vazhdoni.

    Rama ka blere mediat dhe te huajte vazhdoni me artikuj kungujsh…apo harrova ku po shkruaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *