• |
ide | kryesore

Çfarë të rejash ka sjell update i ri i Apple

-Instant, Stil

Apple ka njoftuar azhurnimin e saj të ri iOS 14.5 për iPhone dhe iPad, ditët e fundit. Karakteristika më e re është funksioni i saj i ri i transparencës së ndjekjes së aplikacioneve që do të thotë se përdoruesit do të duhet të “zgjedhin” nëse duan që aktiviteti i tyre në internet të gjurmohet nga kompanitë.



Shkyçja e një iPhone me maskë

Sistemi i ri operativ i Apple do t’ju lejojë të zhbllokoni telefonin tuaj ndërsa mbani një maskë. Njohja e fytyrës nga telefoni juaj zakonisht nuk funksionon kur përdoruesit mbajnë maskë, por tashmë përdoruesit do të munden të hapin telefonin edhe nëse përdorin maskë.

Transparenca e Ndjekjes së Aplikacioneve

Përditësimi i ri tashmë do të funksionojë edhe për aplikacionet që do të thotë se kur shkarkoni një aplikacion, telefoni juaj do të ju kërkojë leje që të gjurmoni aktivitetin në këtë aplikacion.

Emoji të rinj

Apple ka prezantuar disa emoji të rinj në azhurnimin e saj të fundit.

Për shembull, njerëzit do të jenë në gjendje të zgjedhin ngjyra të ndryshme të lëkurës për emoji “çifti që puth” dhe emoji “çift me zemër”.

 

Siri

Apple thotë se Siri, ndihmësi i saj i kontrolluar nga zëri, po bëhet më i larmishëm.

“Siri nuk ka më një zë të paracaktuar, duke i lejuar përdoruesit të zgjedhin zërin që u flet kur e vendosin për herë të parë pajisjen e tyre. Këta zëra të rinj Siri përdorin teknologjinë Neural Text to Speech për një tingull tepër natyror “, thotë Apple.

Apple thotë se këto azhurnime përfaqësojnë angazhime të gjata për diversitetin dhe përfshirjen. Ndërkohë, kritikët e Apple thonë se kompania duhet të jetë e qëndrueshme në mesazhet e saj mbi diversitetin.

Sistemi i ri operativ i Apple do të ju ndihmojë më shumë

Teknologjia e re mund të ju ndihmojë për të gjetur gjërat tuaja, si çelësat apo portofolin. Nëse i humbni do të jeni në gjendje ti gjurmoni me aplikacionin “Find My” jetë i bashkangjitur në gjëra të tilla si çelësat ose portofolin tuaj. Nëse i humbni, do të jeni në gjendje t’i gjurmoni me aplikacionin Find My.revistaclass

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu