• |
ide | kryesore

“Na u anulua goli i rregullt, nuk është hera e parë”, Dovedan shpërthen me akuza ndaj arbitrave dhe FSHF-së

-Instant, Sport



Bylis dështoi parakalimin e Kastriotit dhe tani ndjen presionin e Skënderbeut, që e mundi 2-1 në ndeshjen direkte. E megjithatë, nuk mund të kalonte pa polemika kjo sfidë me trajnerin e Bylisit, Veljko Dovedan, tepër të shqetësuar pas humbjes. Trajneri ka akuzuar për një gol të anuluar pa drejtësisht për skuadrën e tij e që sipas Dovedan nuk është hera e parë që i ndodh kjo gjë Bylisit në ndeshjet vendimtare.

“Shënuam golin e parë në momentin e dytë shënuam dhe golin e dytë, na i dhanë pozicion jashtë loje, nuk kemi çfarë të themi – ngriti tonet Dovedan -. Në pjesën e dytë na pengoi edhe era. Te goli i anuluar i Antoni, duket gjithçka, ishte i rregullt. Ne e dinim që do të ndodhte kjo gjë kështu. Nuk është hera e parë që ndodh. Në çdo ndeshje që kemi dashur fitoren me çdo kusht kemi pasur probleme. Nuk e di pse i ndodhin këto Bylisit. Një gjë kam të sigurt, që në çdo ndeshje që na është dashur fitorja, ka ndodhur gjithmonë një problem i tillë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *