• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti ‘harakiri’ në Fier: Skënderbeu futet në lojë për mbijetesën me dy gola në dy minuta

-Instant, F1, Sport, Video



Mbijetesa është future në një garë spektakolare pikërisht në javën e 30 të Superiore. Befasi në Fier ku Apolonia e vendit të fundit shtang Kastriotin 2-1, duke e mbajtur në vend, ndërsa Skënderbeu mbërrin tre pikë larg zonës playout me fitoren direkte 2-1 me përmbysje kundër Bylis.

APOLONIA – KASTRIOTI 2-1
Apolonia, praktikisht e zbritur nga kategoria, në vendin e fundit e pa fitore prej 15 javësh, ka mposhtur 2-1 Kastriotin që kishte ardhur visitor me mendje shumë më të fjetur se duhej, të paktën në pjesën e parë. Skena ishte e gjitha e Apolonisë dhe Mario Gjatës, që shënoi dy gola e më pas u dëmtua të gjitha në pjesën e parë. Qendërsulmuesi bardhejeshil mposhti Hidin me të djathtën Brenda zonës në minutën e 19′, duke i dhënë avantazhin fierakëve dhe duke tronditur Kastriotin, ndërsa në të 31 kompletoi misionin me golin e dytë e në këtë rast portieri i krutanëve nuk mundi të bënte asgjë. Një veprim i jashtëzakonshëm i Gjatës që dhuroi spektakël duke shmangur edhe Hidin. Kastrioti që doli nga dhomat e zhveshjes kishte tjetër sjellje, me Ndreun që ka ngritur tonet ndaj lojtarëve, por krutanëve i është dashur të bëjnë llogaritë me portierin Harizaj. Në minutën e 64′, Kastrioti është kthyer në lojë, me devijimin e Dacit, ndërsa cdo tentativë tjetër e tyre është përplasur tek. Harizaj, vendimtar në minutën e 84′, në tentativën e Rezit, ashtu si edhe 3 minuta nga fundi, në tentativën me kokë të Prodanit.



SKËNDERBEU – BYLIS 2-1
Fitore shprese për Skënderbeun, që 6 javë nga fundi futet në lojë për mbijetesë. Korcarët kanë arritur një fitore të rëndësishme në përplasjen direct ndaj Bylis me rezultatin 2-1, duke u afruar 3 pikë nga zona play out. Triumf me përmbysje i korçarëve, që arritën të realizonin 2 gola në harkun kohor të 2 minutave. Ballshiotët gjetën rrugën e rrjetës të parët me anë të Desançiç në minutën e 35-të, teksa korçarët përmbysën gjithçka po në pjesën e parë me Vangjelin dhe Berishën në minutat 42 dhe 44. Me këtë fitore, skuadra e Memellit, e ka ngushtuar diferencën në 3 pikë nga Bylisi që mban vendin e 7-të.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *