• |
ide | kryesore

“A u blenë vota?” Edi Rama sëkëlldiset në Opinion

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama refuzoi të përgjigjet për pyetjen nëse “A janë blerë vota në zgjedhjet e 25 Prillit?” gjatë bisedës në Opinion. Rama mori si shembull rezultatin që parashikuan sondazhet e Euroneës dhe të IPSOS për të thënë që rezultati i zgjedhjeve ishte vullnet i votuesve.

“është sëkëlldisëse tani që rezultati i zgjedhjeve ishte vullneti i sovranit dhe unë pyetem këtu”A u blenë votat?” tha Rama, duke vazhduar:

“Mund të blesh vota, por nuk mund të blesh opinionin publik. Shikoni sondazhet e Euroneës, janë në kokë.

Përgjigjia është shumë e thjeshtë. Nxirr sondazhin. Se nëse rezultati del sa del sondazhi, atëherë ça lidhje ka? Nëse ju keni bërë sondazh me kompaninë Tralfalgar që ka qenë e vetmja që kapi fitoren e Donald Trump, nxirre! Sondazhi i Euroneës ka qenë në kokë, IPSOS ka qenë në kokë.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë nga populli shqiptar 74 mandate dhe në kuti, nëse me preferencë një pjesë e madhe nuk do kishte gabuar, do ishim në 77 mandate” tha Rama.



6 Comments

  1. Anëtarësia e Partisë Demokratike është më e emancipuar se të emëruarit e Sali Berishës në krye të saj.

    Kryeqyteti i Shqipërisë, me rreth 400 mijë votues, i ka dhënë vetëm 6 mijë vota Sali Berishës, shumë më pak nga të rinjtë e asaj partie që nuk i ka njohur askush. Mjerisht dhe më pak se Flamur Noka.

    Kjo do të thotë se miti i Sali Berishës si udhëheqës popullor është një mit i rremë, i mbajtur me dhunë prej familjes së tij mafioze.

  2. Ore basha nga eshte. Ca mendon ai…
    A e sheh akoma entuziasmin ne syt e njerzve.
    Epo tallje bythe me militantet qe beri kete rradh. Te shkretet e besuan. Tani do filloi tu shes shkume serish. Bejeni me shkume shpejt, se ja nuk kalon ky vit pa e rrezuar ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *