• |
ide | kryesore

Maqellarë/ Vëllai vret vëllanë me thikë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër, ku një krim tjetër krim brenda familjes ka tronditur këtë zonë. Mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar njëri me tjetrin.

Për pasojë, 26-vjeçari me iniciale F.T. ka goditur me thikë vëllain e tij, B.T., 23 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen. I riu ka humbur jetën në spital, si pasojë e gjakderdhjes.

Menjëherë, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes. Kujtojmë se pak javë më parë në Maqellarë ndodhi një tjetër krim i rëndë brenda familjes, ku nusja vrau me thikë vjehrrën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *