• |
ide | kryesore

Video/ Grushta, shkelma e 4 përjashtime pas Monaco-Lyon: çfarë sherri mes lojtarëve

-Instant, Sport, Video



Skena të denja për në Perëndimin e Largët në fund të sfidës së rëndësishme të Ligue 1 në Francë mes Monaco e Lyon. Një situatë që degjeneroi plotësisht në momentin e fërshëllimës së fundit të arbitrit, me lojtarët që janë përfshirë masivisht në një sherr të shëmtuar, ku fluturuan grushta e shkelma. Nuk shërbeu të qetësonte gjakrat kartoni i kuq i treguar katër herë nga arbitri, 2 për secilën skuadër, Pellegri e Geubbels për Monaco e De Sciglio e Marcelo për Lyon.

Një ndeshje në fakt që e kishte evidentuar tensionin me gjashtë kartoinë të verdhë gjatë 90 minutave, dy prej të cilave për të njëjtin lojtar, Caqueret. Në fund, Lyon edhe pse me 10 lojtarë ia doli të triumfonte 2-3, duke iu afruar Monaco vetëm një pikë larg në zonën që të con në Champions League sezonin e ardhshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=kAAjepTcrPY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *