• |
ide | kryesore

PD-së i ka skaduar misioni, Basha nuk është më mburojë ndaj regjimit

-Instant, 1, Ide

Më në fund, një javë pas kasaphanës elektorale, Lulzim Basha ka nxjerrë nga goja një frazë të vërtetë : « viktima e 25 prillit nuk është PD, por qytetarët ». Ndarja e mendjes se duhet folur për një viktimë dhe hapja e diskutimit se kush e meriton këtë cilësim i ka dhënë fund hipokrizisë me « betejën që vazhdon deri në fitore ».


Pasi, që prej të hënës së shkuar, Partia Demokratike po rrokullisej në një tunel të cilit nuk i shihej fundi, duke servirur një grusht me alibi dhe gënjeshtra për fansat e saj dhe publikun. Diku deklarohej se procesi nuk ka përfunduar dhe parregullsitë po evidentohen, diku tjetër se rezultati në ndojë qark mund të përmbyset, diku se zgjedhjet mund të përsëriten shpejt, falë presionit të faktorit ndërkombëtar që është njohur me provat e manipulimit.


Të gjitha këto grimca mëtonin të plotësonin pazëllin e një mashtrimi të madh, atij se Ramën nuk do e kemi mbi krye gjatë, se ai nuk do të jetë në zyrën me flutuara, minimumi i minimumeve edhe katë vite, në rastin më të mirë, apo sa të vendosë vetë, në rastin më të keq.

Tani duket se ky kapitull është mbyllur. Entuziazmi i shtirur po ia lë vendin të vërtetës. Me deklaratën e fundit Basha ka të drejtë jo vetëm se i hodhi ujë një shkëndije iluzive të sapondezur, por edhe se identifiokoi thelbin e problemit. Viktima të 25 prillit janë qytetarët.

Ashtu duhet të ndihen të gjithë ata që vazhdojnë të jetojnë në çadra pasi milionat e fonderve të rindërtimit u keqpërdorën për fushatë. Ashtu duhet të ndihen të gjithë ata që kanë marrë shpërblime qesharake pavarësisht kostove maramendëse që kanë shpenzuar për kurimin nga Covid. Ashtu duhet të ndihen të gjithë aplikantët e E Albanias, të dhënat personale të të cilëve do tju dorëzohen shitësve të fshesave me korrent. Ashtu duhet të ndihen të gjithë biznesmenët që nuk janë pjesë e kupolës dhe e kanë të pamundur të marrin pjesë në gara të ndershme apo të kërkojnë leje pa paguar paraprakisht 30%. Ashtu duhet të ndihen të gjithë viktimat e banditëve që rifituan imunitet, si shpërblim për votat e mbledhura në favor të pushtetit. Ashtu duhet të ndihen të gjithë gazetarët që do e kenë gjithnjë e më të pakët hapësirën për të thënë të vërteta. Ashtu duhet të ndihen të gjithë puntorët me mëditje të fasonerive që do humbasin vendet e punës në dëm të bangladeshasve që nuk e kuptojnë gjuhën, nuk merren me politikë, ndaj dhe janë më kollaj të shfrytëzueshëm.

Përballë regjimit jemi të gjithë të pambrojtur.

Por ama në këtë gjëmë edhe PD ka pjesën e saj të madhe të përgjegjësisë. Ajo e humbi misionin e vet për të shërbyer si mburojë ndaj viktimave të kësaj bande kleptokratësh. Mëkati i saj nuk qe se dështoi si alternativë, por se nuk qe në lartësinë e premtimit të dhënë për ta ndalur vjedhjen e votës.

Gafa e saj nuk qe fushata që bëri, premtimet që dha, por fakti se nuk arriti të kuptojë që në zgjedhje anormale ato nuk kanë pikë vlere.

Naiviteti i saj ishte se pati iluzionin që Edi Rama mund të rrëzohet me votë. Si një njeri që kam këmbëngulur me forcë, së paku që prej 2017, idenë se ky është një mision i pamundur, sot e kam të vështirë të kuptoj se çfarë e bëri opozitën shqiptare të vetëgënjehet marrëzisht duke besuar te kjo ëndërr. Çfarë e detyroi atë të hiqte dorë nga sllogani: “Nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër”? Çfarë e yshti të harrojë qëndrimin: « në garë shkohet vetëm me qeveri teknike » ?

Kjo sjellje si prej demi të çmendur, i cili turret pas cohës së kuqe të toreadorit që do ta godasë për vdekje e ka një shpjegim.

Ajo lidhet me faktin se PD nuk qe në gjendje të vendosë kurrë, nëse betejën do ta vazhdojë brenda apo jashtë sistemit. Ajo qe aq kontradiktore sa të digjte mandatet dhe të braktiste zgjedhjet lokale, e pastaj të besonte se demokracia do shpëtohej në tryezën e Damianit dhe të Rudina Hajdarit.

Ajo lidhet me faktin se Lulzim Basha u tregua aq i squllët sa të mos vendoste dot kurrë mes të qenit lideri i të nëpërkëmburve, që kërkonin rikthimin e demokracisë me molotovë në dorë, apo kanakari i ambasadorëve që donin stbilokracinë e gënjeshtërt.

Ajo lidhet me faktin se opozita pranoi të flirtonte dhe të financohej nga të njëjtët personazhe të regjimit oligarkik që pretendonte se do të përmbyste.

Ajo lidhet me faktin se ajo nuk pati guximin t’i shkojë të vërtetave deri në fund, duke pohuar para shqiptarëve se do të vazhdonte të ruante të paprekur një gërmadhe si ajo e reformës në drejtësi.

Të gjitha këto kontradikta burojnë vetëm nga një shkak: PD pati një udhëheqje pa idealizëm, pa besim të rrënjosur, pa bindje të palëkundshme dhe pa pikë ndjenje vetëmohimi. Pikërisht ky dyzim e bëri që të kalamendej shpesh, mes pozicionit qesharak të radikalit dhe atij të patericës së regjimit.

Kjo lloj burracakërie po vihet re edhe tani pas 25 prillit. Akoma edhe sot nuk ka njeri me integritet në forumet drejtuese të PD-së që të ngrejë pyetjen e thjeshtë: Ku gabuam? Mos vallë kur dogjëm mandatet (nuk besoj se edhe po të kishin qenë në parlament, votën do u a kishin blerë e vjedhur sërish) ? Mos vallë kur u zbythëm e lejuam të zhvillohej farsa e 30 qershorit (ndoshta po)? Mos vallë kur besuam se Rama mund të frenohet me nënshkrime marrëveshjesh elektorale, që ai i gris menjëherë sapo i firmos (sigurisht)?

Pikërisht kjo paqartësi për mënyrën se si duhet formëzuar dhe konceptuar opozita e bëri atë të jetë e dobët përballë një regjimi që është i vendosur dhe i qartë në trajektoren e vet drejt të keqes.

E njëjta dramë mund të përsëritet pafundësisht, nëse PD nuk ndryshon në frymë dhe në njerëz. Kështu siç është ajo ka dështuar në misionin e saj. Pa transformuar qasjen ndaj sistemit, për ta luftuar atë nga jashtë përmes një fronti polifonik ku “uni” të jetë i pazëshëm, ekzistenca e saj nuk ka më vlerë. PD nuk është më mburoja e shqiptarëve kundër regjimit. Dhe këtu Basha fatkeqësisht ka të drejtë. Të humburit e mëdhenj të 25 prillit janë qytetarët, ndonëse kjo edhe për faj të tij.

©LAPSI.al

54 Comments

    1. Gabimi i vetem i bashes ishte se i besoi ketij populli pis dhe injorant! Spo flas per vjedhjen e votave e ishte masive dhe rritjen e PD ne vota ✌️✌️

        1. I pa emer do te thot se ti je I perbere nga sperma te ndryshme nuk eshte Cudi qe ne gjith ate perzierje te ket edhe nga ajo e gomarit

      1. Pyete pak veten: Pse ndodhi shitja e votave? Sepse nuk panë shpresë tek Basha. Basha nuk ngjall besim. Edi Rama nuk ia blen dot voten nje militanti te bindur, harroje.

        1. Shitja e votes ndodh per dy aresye: 1. Popull fakir fukara (i lene me qellim i varfer nga pushteti qe te manipulohet kollaj me nje 1000 lekesh). 2. Popull injorant dhe pa pike respekti per veten e vet, fatkeqesisht qe e shet veten po prape per 1000 leke.

          1. Shitja e votes ndodh kudo ne bote ..ndaj fol per veten e mos na cak K** pederast

        2. Ps ka me.shume militante te bindur se pd.
          Por fitoren ta jep elektorati boje hiri

          Zgjedhjet u prishen

          Vetem zgjedhje demokratike e te lira nuk qene

          Nuk duhen pranuar, por duhet qe dikush te mbaje pergjegjesi dhe basha duhet te krijoje hapesire per nje lider te ri

      2. Te shash popullin se Basha nuk nxorri nje alternative te besuar me duket vazhdim i budallallekut te Bashes..Nuk mund te kete alternative te besueshme kur rikandidon, Noken, Mziun, Duken, Ndoken, Mediun etj etj..Nuk mund te jete akternative e besushme kur ti nuk ben nje reforme te brendeshme dhe vazhdon te ofrosh te njejtat zgjidhje sikurse kundershtari qe kundret teje ka me shume para e pushtet..Nderkohe qe verdallisesh me Range rover e tundesh me Bodguard..Si ti mendova si fillim, por duke patur parasysh qe Bashes, edhe tani , nuk i shkon ndermend te jape doreheqje (mund te rikandidoje prape), por do te mbaje peng gjithe opoziten shqipetare..mbase Populli (pis dhe injorant -sic thua ti) pati te drejte..Tani ik e pirdhu injorant!

    2. Unë besoje se me keto çë thote ky done me dashke ose pa dashje për shkate intatit ose urretjes prosonale çë Ka ky për Ramen done ta shkatrrone PD dhe Lulzim Bashen prufundimishte.. Ju e mendoni popullin Shqiptare komplet budalla.. Dhe sikure të gjitha keto problems të çendrone?? Se une për veti mendoj se shumica e tyre Jane rale…. Por ju mendoni se po të vinin në pushtet Lulzim Basha Sali Berisha dhe ilir Meta keto probleme do zhdukeshin???????? Jeni shume të pa besushme nuk ja pranone njeri ket retorike komuniste dhe ide terroriste për veq njerzeve si Sali Berisha ilir Meta dhe disa militanve dhe hajduteve siç jane edhe ne krahun tjetre çë done të vine në pushtet per te vjedhur poshte Komunizmi dhe dhuna e promovume si njerze si Bushati Armandi Shullaku dhe Fatose Lubonja me shoke

    3. Basha humbi zgjedhjet ne 2017-en sepse i vodhen votat. I humbi ne 2021-in per te njejten arsye, kjo nuk mohohet.
      Po tani?
      Pse u dashka besuar se nuk do ja vjedhin edhe ne 2025-en?

  1. O Bushati.Nuk i mbaron kurrë misioni Pd.Lindi si parti e lirisë dhe do të luftojë gjithmonë për të.Po vazhdon misionin e saj PP me bijën e saj PS duke shkatëruar çdo liri e çdo arritje të Pd.Po shet Kosovën e detin.Ndryshimi midis këtyre dy partive është shqiptarizmi e antishqiptarizmi e një ditë shqiptarizmi do triumfojë.

  2. Eshte i drejte konstatimi Bushat, PD e mori shume qete dhe ne menyre feminore perballjen me regjimin, u treguan leshko qe i besuan fjaleve te ambasadoreve dhe garancive te tyre prej rere se Rama dhe sekti do luanin e zbatonin te gjitha rregullat

    Nuk mund te vish ne pushtet dhe te rrezosh nje regjim pa te marre zvarre neper asfalt.
    Takimet ne zyra me kondicioner me te huajt dhe marreveshjet me Ramen nuk te cojne kurrkund.
    Te huajt nese do u duhet te zgjedhin se ke do mbeshtesin, do shkojne gjithmone me stabilokracine, nuk u ben mire ne cv e tyre prishja e qetesise dhe rehatise.

  3. Ne Regjime opozitat jane fasada, i vertete eshte opozitarizmi. Kur ky opozitarizem ngre krye, i rrezon Regjimet, kur opozitarizmi derdellit vetem kafeneve e pret ta rrezoje nje parti me vota, atehere jeton e vdes nen Regjim.
    Bushati, edhe Partia e Punes dikurshme te vazhdonte sot ne pushtet, me teper se te dhenat personale te njerezve ne duar, me shume se fukarallek, me fort se propagande nuk do bente se sa me emrin e nderruar ne Parti Socialiste.
    Jetojme ne Regjim vella, e Regjimet as kane ikur e as ikin kurre me vota!

    1. Po si mund ta kuptosh ti?!

      Ti dukesh që je idiot nga konstatimi “as mish as peshk”!

      Bushati për nj mendje normale është krejt i qartë!

  4. Nuk mund te luftohet mafia vendase dhe ajo nderkombetare me rruge ligjore.
    Italia ka 60 vjet dhe del gjithnje kryetar bashkie apo deputet ne jug te saj qe eshte zgjedhur me votat e ndraghetas apo mafias siciliane.
    Ndryshimi me Shqiperine eshte qe atje funksionojne institucionet, prokurori, gjykata e polici ketu tek ne ato jane kthyer ne bashkepunetore te mafias.
    Ne Itali nuk e pyet bile as nuk e njohin ambasadorin amerikan ketu tek ne i fut hundet kur nuk duhet dhe e kunderta.

    Prandaj them qe nuk luftohet me vote normale mafia por vetem me dhune, te tjerat jane llafe diplomatesh pavlere

  5. Ku gaboi PDja dihet. Eshte ditur qe me zgjedhjen mes Lulzim Bashes dhe Sokol Olldashit. Qe nga ajo zgjedhje ju eshte vene vula fushatave, zgjedhjeve kombetare, fatit te Partise Demokratike. Zgjidhja eshte pa pike dyshimi zhberja e asaj zgjedhjeje, rikuperimi i boshtit te PDse nga duart e Sali Berishes, kthimi tek vlerat demokratike qe ka patur ne krijimin e saj. Une jam votues i PSse, por jam votues i PSse sepse nuk kam alternative. Me Berishen prape ne pushtet nuk hahet as nuk pihet ne ansje lloj forme, sado te uritur apo te etur te jemi per ndryshim. Kaq eshte. PDja nese nuk çlirohet dot as nga duart e nje autokrati si Berisha, çfare force ka atehere te drejtoje vendin?

  6. Jam dakort me artikullin, ne pergjithesi. Por kam edhe ndonje gje qe e mendoj pak me ndryshe. Dakort qe PD u lekund midis legalitetit dhe revolucionit. Dakort dhe nuk e justifikoj aspak. As Bashen apo te tjeret. Por, sipas meje ka edhe dicka tjeter, me te rende. A ka njeri qe beson se Rama nuk blen prape vota edhe pas 4 vitesh? Ketu tani kemi dy ane te medaljes, apo dy grupe njerezish. Ata qe blejne dhe ata qe shesin vota. Ta paret i kuptoj. Po te dytet a ka njeri qe i kupton? Nje pjese mund ti detyroje varferia, thuhet. Jane mbajtur qellimisht te varfer per t’u shitur me lehte. Sa jane keta? Nuk e di. Por ka edhe te tjere qe nuk dine sa kane e prape jane ne shitje. Atehere nuk me vjen gje tjeter ne mendje, vec nje shprehje e arberesheve te Italise qe na quajne akoma “gjaku i shprishur i arberit”. Une kete besoj. Edhe 100 pale zgjedhje te behen, do te kemi te njejten situate. Per vete jam 61 vjec e si i thone llafit ka ikur koha ime. Sepse te vetmen zgjidhje qe shoh eshte jashte tokes se gjakprishurve. Prandaj kane ikur deri tani rreth 1 500 000 shqiptare ne emigracion. Le te shohim ne vazhdim! Sepse nuk kemi pare gje akoma! Apo jo?! E di qe keto qe po them jane te renda, por nga diktaturat iket ose luftohet. Une nuk di qe ne si shqiptare te kemi shembur ndonj diktature. As te tjeret. Vetem be fund te viteve 80 por behej fjale per qen te ngordhur. Sa per kete psikopstin tone, ky e ka me vale te gjata, vec po shkoi per lesh nga ndonje overdoze?!

    1. Edhe diçka tjetër:

      Shqiptarët kanë qenë mercenarë në shekujt 15-19

      Shqiptarët shkojnë ku ti çojë i pari i tyre sipas Bajronit, dhe i pari i tyre që nga 1944 ishte dhe është enveri dhe pasardhësit.

      Shqiptarët janë dembelë.

      Shqiptarët janë injorantë, por fodullë.

      Shqiptarët janë populli më pakarakter në Ballkan, nuk bëhen krahasime me popujt jashtë ballkanit.

      Shqiptarët janë të pabesë.

      Shqiptarët janë të pafe, janë hipokritë.

      Për të gjithë këto arësye nuk shpresoj te vota e lirë, sepse ata që mund ta dijnë vlerën e të drejtës së votës janë shumë pak në krahasim me shumicën hipokrite e të korruptueshme.

      1. Sigurisht ti flet per veten per fisin dhe familjen tende te formuar prej pederastesh dhe kurvash..se asnje shqipetar nuk e njeh veten tek keto sharje!

      2. Vdekje komunizmit – sa mire qe i ke treguar veset dhe karakterin tend. Faleminderit po tregohesh i sinqerte me veten. Por ka shume pak veta ne Shqiperi si puna jote. Mos fol ne emrin e te tjereve.

  7. Me vjen keq, po po i jepni trute e gomarit Lulit dhe gjithe opozites me keto idete per fitore pertej zgjedhjeve.

    E verteta e thjeshte eshte qe opozitat e kane shume me kollaj te vijne ne pushtet me zgjedhje, se sa me revolucione rrugesh sic pretendon Bushati. Zgjedhjet kane rregulla, kane periodicitet, te ofrohet falas tribuna per te folur, dhe kerkojne sakrifica shume me te vogla.

    Biles keto nuk ishin as zgjedhje te pafitueshme. Rama ka 750 mije votat qe ka konsoliduar qe pas 2013-es, po kjo nuk eshte nje shifer e pathyeshme ne rast se ka nje votim masiv, gje qe Basha deshtoi.

    Dhe Basha deshton per nje arsye te thjeshte, nuk eshte ndare nga Berisha. Listat e tij jane te mbushur me ish-burokrat te korruptuar te Berishes, njerez qe nuk kane cfare ti japin as edhe nje gje popullit shqiptar. Akoma me keq, Basha jo vetem mbron, por perfiton nga oligarket te cilet Berisha i krijoi. Kane kaluar 8 vjet ne krye te PD, dhe Basha ende nuk e permend emrin e Zamir Manes apo Shefqet Kastratit.

    Po nese ai nuk ben kete, pse valle duhet ta votojne shqiptaret?!

    Ja pra pse fajtori eshte nje dhe vetem nje, dhe eshte sot ndihmesi kryesor qe mban Ramen ne pushtet.

  8. WIKIPEDIA E EDI RAMES ESHT NJE TURP KOMBETAR-YMER GELBAZA KELLIRA JA BERI PUBLIKE DOSJEN E INCESTUT FAMILJAR EDI RAMES thotë:

    ZOTI BUSHATI JU LUTEM PYETE BATON HAXHIUN ,E DI AI KUR EDI RAMA E AKUZOJ KRISTAQ RAMEN BABAIN E TIJ SE JA KISHTE PALLUAR GRUAN DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN,DHE YMER GELBAZA KELLIRA JA BERI DOSJEN PUBLIKE K DHE TANI TE GJITHE GLOBI E DI KUSH JANE EDI RAMA DHE YMER GELBAZA KELLIRA

  9. Me te vertet cdo bejme tani qe Luli humbi,Do hyjme dot ne BE se Luli premtonte qe do na fuste ne BE per dy vjet.
    Kam frike se ndoshta Mziu do te na fute ne BE sepse nuk ka lene rrugice gomeresh dhe qerresh ne Kamez qe nuk ka nje emer te huaj .
    Keto te tjerat jane normale,keshtu ka qene dhe keshtu do te ngelet ne Shqiperi.

  10. Regjimet kane sherbetore perreth dhe opozitarizem perballe. Kushdo ben zgjedhjen se ku duhet te qendroje.
    Opozita ne regjime jane qytetaret. Kur keta behen me shume se sherbetoret e regjimit, atehere regjimi bie.

  11. Gjithe artikulli i z. Bushati, te cilin personalisht e vlersoj per shkrimet edhe kur mendoj ndryshe, e ka thelbin tek titulli. Mjafton te lexosh titullin dhe ka disa nenkuptime qe ia vlen te diskutohen. Fillimisht cilesimi i Bashes si mburoje tregon qe Basha identifikohet si PD (duhet thene qe ketu Bushati ka plotesisht te drejte pasi ishte Basha qe mori persiper gjithe fushaten) dhe ky eshte gabimi kryesor i tij. Basha nuk prezantoi nje ekip me te cilin do te bashkepunonte pas zgjedhjeve, por la cdo gje me doren e tij dhe ketu ia vlen te ndalemi. A ka cuar Basha ndonje kauze deri ne fund? Sa here eshte shkelur vija e kuqe e Bashes? Ka diskutime qe Basha ka cuar deri ne fund vetem dy kauza (gjithmone nese do konsiderohen te tilla), djegjen e mandateve dhe mosmarrjen pjese ne zgjedhjet lokale te 2019. Dy kauza qe nese i quajme te tilla i kane sjelle me shume dem PD dhe militanteve te saj. Kauzat e tjera jane lene gjithmone pergjysem dhe Basha ne kete kontekst ka deshtuar gjithmone. Ka deshtuar edhe ne te gjitha zgjedhjet e zhvilluara qekur PD eshte ne drejtimin e tij. Ka deshtuar ne lokalet e pjesshme ne Korce dhe ne Diber, ka deshtuar ne zgjedhjet lokale te 2015 dhe ka lene aforfe lokalet e 2019. Ka deshtuar me turp ne parlamentaret e 2017 dhe perseri deshtoi ne parlamentaret e ketij viti. Por le te kthehemi tek thelbi. Basha nuk “shpatulla” per te mbajtur peshe. Nuk perballon dot presion dhe megjithate, do qe te marre persiper cso gje vete. Mundohet te kujtoje sukseset e qeverisjes 2005-2013, duke marre persiper edhe merita qe nuk i takojne dhe keto jane disa prej arsyeve qe Basha nuk ka sukses. A zgjidhet problemi me ikjen e Bashes? Personalisht mendoj se jo. Basha do duhej te kishte ikur pas zgjedhjeve te 2017, tani pak rendesi ka nese iken apo jo sepse demi eshte bere dhe beshtiresia per ta riparuar eshte shumefishuar. Duke u marre perseri me titullin e artikullit te Bushatit, mendoj se Basha nuk duhet te largohet nga kryesia e PD sepse demi do jete akoma me i madh dhe PD do copezohet nga ambicia e kandidateve per kryetare dhe kjo eshte e vetmja gje qe nuk i duhet vendit ne kushtet e nje regjimi autoritar. Mendoj se duhet qe PD, te kete nje organ drejtues kolegjial, ne te cilin te jene pjese njerez me reputacion dhe autoritet (ne kuptimin pozitiv te fjales), te cilet duhet te bashkojne te gjitha fraksionet e PD, por jo vetem kaq, te bashkojne sa me shume njerez edhe nga shoqeria civile, te majte e te djathte qe nuk e durojne autoritarizmin e qeverise. Pra duke krijuar ne njefare menyre nje großenkoalizon ne opozite qe te parandaloje harbuterine e qeverisjes dhe qe te jete e gatshme per te rivendosur demokracine ne Shqiperi.

  12. Shqiperia eshte nje realite e PD nje realitet tjeter. PD as e kuptonte, as e kupton e as do e kuptoj mendesine moral-politike te shqiptareve. Qe halla te quhet xhaje duhet te kete koqe. Nuk ka qene merite e PD permbysja e sistemit komunist por urrejtja popullore per diktaturen e sot po ky popull po ja tregon shpinen PD e nuk e beson. Qarja me llahinga qe PD po i ben kesaj humbje te turpeshme eshte tregues i nje niveli qesharak te lidershipit te kesaj partie. Ne vazhdon Bsha kryetar partie ose jo kjo eshte pune e njerezve qe jane militant te kesaj partie por shqiptaret nuk e pranojne Bashen per kryeminister.

  13. Beketi i mori leket, po lyli? Fullhajni mbaroi pune.
    Ju as dinjitetin e ishullit te pirateve nuk keni. Ta gezoni ruspicken gramoz. Gjindje letyre e qelbistanit. Debilabythqirakomunistainjorante. Djallit i skuqet faqja para jush.

  14. Diktatura ne Shqiperi u shemb se i mbaroi mielli bukes Regjimit komunist!
    Ju kujtohet Ylli Bufi? “Kemi edhe 6 dite buke” !
    Dhe kur i tha? Pas zgjidhjeve te para pluraliste ne mars 1991 ku fitoi serish Partia Punes qe i mbajti shqiptaret 47 vjet ne diktature!

    Nuk eshte fjala per Bashe qe nuk e dashkan shqiptaret, apo per Rame qe shqiptaret bien permbys pas tij!
    Shqiptaret thjeshte jane mesuar qe nje Pushtet (ose Regjim me mire), ta mbajne mbi kurriz deri kur ai Pushtet a Regjim te nxjerre Ylli Bufin e tij e ti thote perseri frazen – “Kemi edhe 6 dite buke” !

  15. Andi, artikull i goditur ky, por jo ne nivelin sulmues dhe real qe prisja! Mendoj se tashme eshte koha qe te botosh nje artikull per tradhtaret e opozites, ku vend kryesor ketu ka Basha.

    Nder te tjera mendo se pse kryetari i PD nuk eshte prononcuar fortesisht dhe direkt kundra Xhorxh Sorrosit, pse? Cfar e pengon? Ky edhe Berisha!! Tjetra, nuk ishte pa qellim dergimi i videos se tradhtarit Hamza Kastriotit nga Monika Kryemadhi mediave, direkt mbas zgjedhjeve. Ishte nje simbolike e fuqishme.

    PD ka nevoje per nje Azem Hajdar te dyte !!!

  16. Mburoje ndaj regjimit nuk behet dot askush. Ate mburoje e kryen populli kur i del regjimit perballe.
    Sa per Bashen, ate po perkon regjimi ta kete si mburoje –
    Taulant Balla deklaroi se – Rama i ka derguar fleten e bardhe Bashes ku i thote kerko c’te duash!
    Ja pra se Basha po kerkohet nga regjimi si mburoje. A do ta beje Basha mburojen e regjimit apo sulmin kunder regjimit, kjo do shihet me pas.

  17. Mburoja e vetme ndaj nje regjimi eshte ti dalesh perballe tij. Sa per Bashen, ate po e kerkon regjimi ta kete si mburoje –
    Taulant Balla deklaroi se – Rama i ka derguar fleten e bardhe Bashes ku i thote kerko c’te duash!
    Ja pra se Basha po kerkohet nga regjimi si mburoje. A do ta beje Basha mburojen e regjimit apo sulmin kunder regjimit, kjo do shihet me pas.

  18. Ju z.Bushati , e mbyllni artikullin duke thene : Të humburit e mëdhenj të 25 prillit janë qytetarët , ndonëse kjo edhe për faj të tij.
    Ndersa une jam i idese se sido qe te dilte rezultati , te humburit e medhenje do ishin perseri qytetaret z.Bushati . Biles ishte pikerisht ky shqetesim , ky mosbesim ndaj kastes politike ne pergjithesi dhe atyre te opozites ne veçanti qe vota nuk u be aq masive saqe te mos e perfillte ç’nderimin qe i beri kesaj vote sekti mavi me ne krye dirigjentin e saj , te gjatin tone . Sepse opozita nuk e kerkoi ndrtshimin me ngulm por u kenaq
    Kasta e perhumbur e politikes sone shterpe kerkoi statusquone , kerkoi ta mbaje pushtetin me çdo kusht , kerkoi sundimin e pakices mbi shumicen , kerkone skllaverine e skllavermin e popullit dhe dhe kurre lirine dhe demokracine e ketij populli .
    Si perfundim , sekti mavi me ne krye te gjatin tone e ç’nderoi dhe e perdhunoi voten dhe demokracine dhe per kete une nuk kam as edhe nje pike dyshimi . Por edhe opozita ja beri me te lehte mavive kete perdhunim me dhenien e konsensusit te saj per mos ndryshimet si dhe me miopine e saj ndaj gjithe asaj masakre zgjedhore qe kishte muaj qe po organizohej . Edhe opozita ja dha nje dore ketij sekti duke ja ngrit kembet perpjete votes dhe demokracise se ketij vendi , ja beri me te lehte perdhunimin sepse ishte e dehur nga avujt e pushtetit .
    Opozita , por sidomos Basha jane aq te tulatur sa nuk dine te marrin sikur edhe nje vendim burreror . O prano zgjedhjet e dorhiqu ose prano gabimet dhe refuzoje me force kete maskarade dhe masaker zgjedhore . Duke premtuar ndryshimet radikale nrije popullin ne revolta te pafundme deri ne arritjen e qellimit te perbashket , lirine dhe demokracine por jo vetem stabilitetin .

    “ Nje njeri i zgjuar e gjene gjithmone nje rrugedalje ne nje situate te veshtire . Nje njeri i mençur nuk hyne kurre ne situata te tilla .” Meqenese nuk u tegove i mençur , te pakten tregohu i zgjuar z.Basha.

  19. Nje popull qe nuk sakrifikon per lirine e vet, nuk e meriton ate. Basha ka 1000 faje dhe gabime

    por nuk eshte Basha qe po i ndalon njerzit te shprehin revolten e tyre, nuk eshte fajtor basha

    se populli shqiptar eshet frikacak dhe i perkulet nje grupi rilindasish pa bere as gek as mek.

    Populli shqiptar qe i ka mbijetuar pushtimeve e luftrave per mijera vjet, po dorezohet dhe nuk

    ka me fuqi te reagoje ndaj ketij pushtimi te ri, Duket i mpire i dorezuar, i frikesuar e pa shprese

    dhe rrugezgjidhjen e vetme ka zgjedhur largimin nga atdheu. Eshte per te qare por edhe per te

    qeshur. Si mundet nje populli tere te ike nga syte kembet nga frika e nje grupi rilindasish e

    patronazhistesh.

    1. Fajin e ka populli sipas teje? Prap qelibar eshte basha edhe mbas 4 disfatash?
      Po meqnese populli eshte i mpire , le ta marre inisiativen basha dhe ta çmpij, ta ngreje ne revolucion .
      Apo zgjedhjet u vodhen dhe ne po hyme ne parjament per te miren tuaj?
      Nese hyet ne parlament opozita bene vetvrasje . Prandaj ose revolucion ose dorhiqu.

      1. Shqiptari e humbi zakonin dje kanunin. Shqiptari po humbet traditen, nesen dhe bashkimin dje keshtu cifuti Rama perfiton

  20. dokumentet që provonin ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Një skemë po aq të kamufluar ka përdorur edhe Shkëlzeni për t’u pasuruar. Në kushtet zbardhjes së fakteve të reja mbi prapaskenën e pasurimit të Argitës, Jamarbrit dhe Shkëlzenit, mbetet për t’u parë se çfarë versioni do të japë Berisha për burimin e pasurive, gjatë deklarimit para se të pranojë mandatin e deputetit.O Andi mos u lodh tja shpjegosh shpellkareve e cecene se ky lulzime salih BBasha duhet të largohet per hollande,14 milion euro i mori nga rama

  21. Keshtu si po duken bathet e priftit , basha jo qe nuk është më mburojë ndaj regjimit por po na del arme ne dore te regjimit o bushat . Ky smerr guximin te thote ” po” ose ” jo” dhe ne baze te ” po”-s ose ” jo”-s te mbaj qendrim .
    Mos reagimi yt , apo ambiguiteti yt do ta shkaterroje opoziten . I shikon mavite qe thone takohemi ne 2029? Kane shume te drejte . Nese do rrish akoma as mish re as pesh , atehere une do thoja takohemi mbas 2033 .
    Burrat e medhenj , dallohen ne vendimet e medhaja qe marrin . Behu burre .

  22. Drejtuesi politik i PD në SHkodër dhe deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka kërcënuar gazetarin Ergys Kavaja.

    Kavaja, i cili mbulon lajmet për në qarkun e Shkodrës, shkruan se mesditën e sotme ka marrë një telefonatë nga Bushati, i cili pa e përshëndetur ka nisur ta kërcënojë me jetën e familjarëve të tij dhe e ka ofenduar.

  23. Sorrosi ka dhe cekicin dhe arren. Ne te dyja palet ka njerzit e tij, dikur ai arriti ti zhvaste nje shume te majme Britanise. Po LSI ngrihet pyetja pse e hengri kaq rende, ata e mbajne dhe veten si te zgjuar.

  24. Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve

  25. Une e di qe opozita humbi zgjedhjetet, apo i humbi Shqiperia, e rendesishme eshte qe u humben si pasoje e te gjithja atyre qe thote Bushati por edhe si pasoje e opozites inegzisenete te terhezur zvarre nga Basha! e E terhoqi Rama per hunde qe ne 2017 dhe do e terqeq akoma deri sa te ejet ne kye te PD-se Nuk eshte Basha njeri politik, ai eshte njeri i instruktuar dhe me kulture ndoshta, por keto nuk majftojne per te qenenje pliotikan rrace si Berisha… psh! Ne keto 30 vjet demonkraci keto tete vjet te se majtes ne pushtet kane qene me te qeta se kurre , kjo per dobesi te Bashes! Edhe pse skandalet e vjedhjet jane te perditetshme me kete vathe hajdutesh, ……! E ç’beri basha gjite keto vjet ? nje verre ne uje, po te kete nje minimum ndrgjegje duhet te dorehiqet.. ai duhet te kuptoje ose nuk don te kuptoje se karriera politike e tij ka vdekur! Ps; kam vene re se komentet rrine per pak çaste dhe dhe pastaj llapsi i zhduk, por si per rastesi jane ato komenete qe jane kunder qenqeverise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu