• |
ide | kryesore

Pirro Çako baba për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Një lajm i papritur ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shumë shqiptar, Pirro Çako. Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus, bën të ditur “Bordo”.

Me siguri ky lajm do të surprizojë jo pak njerëz pasi kantautori gjatë gjithë kohës përpiqet që jetën e tij private ta mbajnë larg syrit të publikut.

Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony-t, djalit që Pirro Çako ka nga martesa me soprano Inva Mula.

Kujtojmë se para dy vitesh u bë i ditur lajmi se Çako nisi një romancë të bukur me një bjonde të re në moshë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Asokohe, kantautori vendosi që të shfaqej në publik pranë të dashurës së tij, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *