• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Patronazhistët, krimi më i rëndë i zgjedhjeve, një legen i vogël që të ndjek…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se përmes patronazhistëve, PS kontrolloi jetën e qytetarëve dhe ky është një nga aktet më të rëndë të zgjedhjeve që sapo kaluan.

“Nuk është puna që dy tifozë, një i PS-së dhe një i PD-së dhe ky i PS është më xheneroz hedh pare për partinë edhe mund atë kurnacin e PD-së. Nuk është kështu sepse do të ishte shumë e bukur, do të ishte edhe shumë e thjeshtë, por nuk është kjo.

Puna është që ky i PS duke qenë në pushtet përdor qeverinë, paratë e qeverisë, influencën e administratës, me këta patronazhistët… ça ishin këta? Ky është sigurim shteti. Ky është kontroll deri në detaje deri në qelizë e shoqërisë shqiptare.

Nga të gjithë krimet që ka bërë Edi Rama në këto zgjedhje, për mua ky është më i rëndi. Të tjerët mund të thonë gjëra të tjera. Mua më shqetëson kur t’i merr kurajë të përgjosh 900 mijë banorë, nëpunësin tënd, prokurorin tënd të mos kursesh nëpunësin e lartë të shtetit, as atë se ka kursyer.

I ka thënë të vë një legen të vogël të zonës të të përgjojë ty të jesh kush të jesh, për të krijuar idenë që partia, ne që të vunë aty, jemi më të fortë sesa ty” – tha Shehi në “Opinion”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Ja the o daje ja the, po kujt ja the???? Nuk i ben pershypje kesaj qeverie kuislinge por as ketij mileti ne shumice komunist dhe rural nga mentaliteti, fatkeqesisht.

  2. Ja shpirti i një patrioti dhe një të djathti.Gjatë luftës kur Pk bëri çështë e mundur për tju vënë frontit të djathtë dhe me armë ata të mençur burra për të mos kaluar në një luftë civile e sidomos veri jug toleruan deri në vetmohim.E njëjta gjë dhe sot në të ashtuquajtur demokraci Edviniste.Për të ecur Shqipëria pranojnë të hyjnë në parlament dhe tja bësojnë drejtësisë se çfar zgjedhjesh u bënë.Këto janë vlera të djathtës sepse dhe hajdutët e Ps i konsideron shqiptarë dhe beson te liria e shteti ligjor.Të besojmë që dhe këto istitucione të drejtësisë të veprojnë.Dy sinjale u dhanë nga gjykata kushtetuse që po të vazhdojë kështu si me vendimin për protestat situata në Shqipëri do ndryshojë.Po kështu dhe gjykata e apelit për vendimin për Lapsin gjë mjaft pozitive.Një reflektim të plotë besoj se e kanë bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *