• |
ide | kryesore

Ironia e Artan Fugës: Meta duhet shkarkuar sepse nuk rri 8 orë në punë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka komentuar miratimin në Kuvend të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


Ndërsa nuk ka kursyer notat e ironisë, Fuga ngre pyetjen se ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cenonin vetë funksionin e tij!


Sipas profesorit, është tjetër ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a Kushtetute!

Postimi i Fugës:

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës !

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!

10 Comments

  1. Ku ka te shprehur publik qe nuk eshte politik dhe percares? Presidenti edhe kur dekreton e nuk dekreton ligje mban qendrim politik qe nuk i perfaqeson te gjithe. Presidenti edhe kur thote qe duhet te forcojme marredheniet me Kosoven e SHBA mban qendrim politik qe nuk i perfaqeson te gjithe. Presidenti edhe kur refuzon te dekretoje nje jo-katolik si ambasador ne Vatikan mban qendrim politik qe nuk i perfaqeson te gjithe. Shprehja “perfaqeson apo misheron uniretin e popullit” eshte term arti dhe jo ligji, sepse bazohet ne nje realiteti te deshiruar kur e verteta eshte qe populli nuk ka asnje lloj uniteti qe mund ta perfaqesoje presidenti. Ajo eshte nje fare ideali qe nuk ka implikime praktike sepse nese do kishte presidenti nuk do ishte i afte te merrte asnje vendim apo te mbante ndonje qendrim. I vetmi ‘detyrim’ eshte per nje funksionar politik te perdori ate qe John Rawls (meqe edhe Fuga e ka shume qejf) e quan arsye publike, pra nje lloj arsye qe apelon pertej familjes apo grupit te ngushte. Pra Meta nuk mund te thote qe duhet te iki Rama se kam frike se do me fusi ne burg, por duhet te iki sepse kam frike se do instaloje diktaturen permes futjes ne burg te kundershtareve publike. Kjo eshte arsye publike, sepse edhe ato qe e kundershtojne ne parim i njohin vleren e neutralitetit.
    Ky policim i shprehjes deri ne nivelin e presidentit eshte realisht nje hap ne shume ne hulline e diktatures por qe kam frike se askush nga keta te ambadadoret e shoqatat qe paguhen per te forcuar lirite ne Shqiperi nuk do e shqetesoje. Mbrojtja e Presidentit duhet te behet ne emer te lirise se shprehjes dhe jo thjesht nevojes per te shpetuar nje institucion nga kapja. Thene kjo, Meta duhet te iki nga ai post me galop se la name me legenlliqet qe ben. Nuk ka thene burri 2 here te njejten gje. Ca po ndodh me keta burrat e politikes? Jane bo gjithe per fustan ja qifsha robt. S’ma mori menja qe Lali Eri dhe Elisa do kishin kaq ndikim

  2. Per kurjozitet lexova Nenin e kushtetutes dhe nuk ka asnje logjike te kerkosh denimin e presidentit pra shkarkimin e tij…Budallalleqe me komisione. Personalisht jam dakord qe Meta te jape doreheqjen por kjo eshte tjeter mesele..

  3. Ky mender akademik nga menyra se si shpreh mendimin dhe arsyeton me kujton nje pastruesen e shkalleve te pallatit, Bajomem, 50 vite te shkuara.

  4. Po e ke thene Usa jo popuuli ose nje pjese e keture qw per 8 vjet w kemi pare se cfare po bejen dhe veprojen do shkarkohet dhe pile . Ka share Naltmadherine. Meruni me votat para 25 prillit se jemi bere si Avganistani

  5. Vari Karin. Jo vetem qe meta nuk do shkarkohet po do te zgjidhet per her te dyte. Jo se e meriton po struktura konjuktuale politike esht e tille qe jo vetem ja mundson po ja garanton vazhdimesine.

  6. Nuk kemi legjislacion dhe ate qe kemi nuk e zbatojme dhe Kaq….
    Ligjvenesit nuk bejne ligje per t’u denuar vete ….
    Pra, nje popull i thjeshte qe nuk e koncepton as vete se çfare tha… denohet ndersa, per pjacen thuj çfare te duash ka mbrojtje… (Ato plehrat ne koshin e tyre te plehrave mund te flasin çfare te duan…. ndersa, te tjere qe ne rrethana te njejta njerzore dalin nga binaret ndeshkohen… kaq e thjeshte eshte)…
    Le te filloje nje procedim penal per personin fizik shtetas IM dhe te prese ne syrtar… por, jo duhet bere nje zhurme fallco per te kaluar kalesa ne krahun tjeter…
    Eshte shume turp te merresh me keto…
    Futesh si pa dashje dhe mbetesh….
    Mjerim per kete popull….

  7. Presidenti do te shkarkohet sepse do Zj. Kim. Duke pare se zoja e mire po nderhynte shume dhe filloi ti lepihesh Rames Metà u acarua dhe tha ate qe tha. Meta te akuzohet e te gjykohet per pasurine marramendese qe ka vene, e per floriri e vjedhur. Keto jane akuza. Por taulant hajdutit nuk ja mban se vete kane vjedhur e masakruar qenrit.

  8. kurva ruso -koreane e mbrujtur me spermen e qelbur te ushtareve japoneze do ti beje gojore metes ,ashtu sic u bente nena e saje ushtareve japoneze.

  9. se kuptoj cfare duhet pritur kur presidentin e zgjedhim duke marre nje kryetar partie(me politik se kaq) dhe duke e vene aty.
    dhe pastaj i kerkojme te jete mbi palet ,ai ishte pale o zoteri qe ne fillim dhe pale do vazhdoje te jete…..thjeshte zgjodhem gabim ,ose rama kishte ndonje skenar te vetin per ta menjanuar politikisht,pornuk do habitesha sikur pas mbarimit te mandatit te kthehet serisht ne opozite…pfffvariante shqiptare dmth …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu