• |
ide | kryesore

Makina përplaset me zetorin në Maliq, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të hënë në aksin nacional Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtemi. Mësohet se janë përplasur me njëri-tjetrin një mjet tip Benz me një mjet bujqësor, zetor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i zetorit. Ai është transportuar drejt spitalit rajonal të Korcës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Aksidenti i regjistruar pak minuta më parë në këtë aks ka rënduar edhe trafikun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *