• |
ide | kryesore

Skandali i farmacisë në Rinas, 30 euro për tampon negativ për të udhëtuar jashtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Si pasojë e koronavirusit, të udhëtosh jashtë Shqipërisë, është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por duket se një farmaci jashtë Rinasit e ka gjetur ‘zgjidhjen’ për këtë problem, duke u siguruar qytetarëve tamponë negativ falsë, me vlerën 30 euro.

Skandali u publikua nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, pas denoncimit të dy qytetarëve të moshuar, të cilët për të kaluar jashtë Shqipërisë, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, Farmaci Arsi, ku mund të siguronin tamponë të shpejtë me përgjigje negative.

BISEDA E PERGJUAR

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?

Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?

Fiksi: Po

Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?

Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.

Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..

Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.

Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.

Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.

Farmacistja: Emër dhe mbiemër.

Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.

Farmacistja: F…

Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?

Farmacistja: Po

Fiksi: Sa bënte kjo?

Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.

Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.

Farmacistja: Kalofsh mirë! /TCH



3 Comments

  1. Po cte keqe ka ketu? Cmimi nuk eshte i larte krahasuar me tamponet e ISSH-se apo klinikave private perfshire edhe ate te Pipero lapangjozit.
    Kjo eshte nje kerkese absurde qe i kufizon lirite e levizjes qytetareve.
    Kush te garanton qe edhe me testin me te mire, ne kliniken me te mire te botes, pas nje ore ti nuk mund te infektohesh? Atehere perse duhet?
    Ne Gerqi, pjese e BE-se, testet behen vete, i blen apo ti japin falas ne farmaci. Kush garanton per vertetesine e tyre?

  2. ato robt fiksit Topit dhe Sandrit nga ana tjeter. Se i zhvaten qytetaret me kete testin. Keni hall qemos te pauajne 30Euro kot p[o te paguajne 70 a 100 ???
    Maskarenj gjobvenes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *