• |
ide | kryesore

Vetëvendosja zbulon një tjetër mënyrë manipulimi të votave më 25 prill (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka bërë një denoncim lidhur me numërimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.


Skema që denoncojnë, përfshin numërues që kapin fletën duke mbuluar katrorin ku duket emri i kandidatit të pavarur që i përket Vetëvendosjes. Në këtë mënyrë nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.


“Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare.” – thuhet mes të tjerash në denoncimin e Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Shqipëri. ©LAPSI.AL 

5 Comments

  1. Po të shikosh me vëmendje fotografitë (tavolina 2), në foton e parë të katërt dhe të pestë është e njëjta dorë. Në foton e parë ka kryq te kandidati i PS, tek foto 4, ka kryq tek sigla e PD, tek foto 5, ka kryq tek sigla e LSI. Pra sipas Vetë vendosjes, ktë person e kanë paguar të treja partitë që të ponojë kundër tyre?

    1. jo, ate numereues apo ata numerues i ka blere rama ose ripjellja.

      Pra te prishin vota duke ia hequr vv pasi ne llogari del me nje deputet nga thesi i madh
      Ose apo edhe duke ia dhene partive te tjera te cilat sido qe te vene nuk arrijne te kapin numrin e duhur . Por me kete rast behen pis te gjitha , pra largohen dyshimet nga PS duke i bere te gjithe pjesemarres por pa deshire

      nuk eshte shume e veshtire, prish vota, crendesi ka kush i merr, ka qendra plot per te bere manipulime, behen mjaftuieshem per te hequr nje mandat

      e kuptove

  2. tani po ia fusni pordhes kot, pashe me vemendje te gjitha fotot ne artikull. Ne foton e pare duket qe eshte vene kryqi tek Partia Socialiste, ne foton e dyte eshte vene kryqi tek Partia Socialiste dhe tek Kandidati i Partise Socialiste, ne foton e trete eshte votuar Partia Demokratike dhe Kandidati i Partise Demokratike, ne foton e peste eshte votuar LSI dhe Kandidati i LSI. Ne asnje nga keto foto ska paqartesi, keta po kapen kot! Numeruesit kur i kan vendos para kamerave i kan kaluar shpejt e shpejt fletet e ne keto flete ka rastisur qe e kan kapur tek pjesa e kandidatit te VV por vullneti i votuesit duket i qarte ne te gjitha fotot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu