• |
ide | kryesore

Pagat “mbysin” edhe Juventus: drejtuesit i kërkojnë lojtarëve shtyrjen e 4 rrogave

-Instant, Sport

Reduktimi i peshës së pagave në buxhetet e dëmtuara nga pasojat e pandemisë: një problem i përbashkët për të gjitha klubet e mëdha, italiane dhe jo vetëm. Vështirësitë e Inter dihen, por edhe tek Juventus cështja është stresuese dhe për më tepër rrezikon të jetë edhe më shumë nëse dështon hyrja në Champions League: miliona euro të cilat do të mungonin përballë pagave shumë të larta, në disa raste të tepruara. Nuk është vetëm çështja e Cristiano Ronaldos me 31 milionët e tij në vit, pasi duhen paguar edhe të tjera të rënda: Dybala (7.3 milionë), si dhe Rabiot ose Ramsey (7 milionë për secilin) përfaqësojnë – sa për të bërë shembuj konkret – një problem për t’u zgjidhur, veçanërisht nëse rezultatet sportive do të jenë zhgënjyese. Përtej zgjedhjeve teknike që do të bëhen të qarta – dhe mbase të detyrueshme – në javët e ardhshme, nga pikëpamja e kontabilitetit Juventus tashmë ka lëvizur duke u kërkuar lojtarëve të saj – siç raportohet nga Gazzetta dello Sport dhe Calcio & Finanza – të shtyjnë disa paga: në veçanti, u kërkua që të mund të vonohen pagat për periudhën mars-qershor 2021.


Një propozim i ngjashëm me atë të bërë sezonin e kaluar, i cili çoi në një heqje dorë dhe shpërndarjen kolektive të pagave. Në mars të vitit të kaluar, klubi kishte arritur një marrëveshje me ekipin (dhe trajnerin që ishte atëherë Sarri) për heqjen dorë nga pagesa për katër muaj, pastaj duke rikuperuar dy muaj e gjysmë gjatë sezoneve në vijim. Heqja dorë e vërtetë ishte e një page e gjysmë, e barabartë me afërsisht 33,75 milion €: këtë vit, megjithatë, do të ishte vetëm një pagesë e shtyrë, e ngjashme me atë që ka ndodhur mes Interit dhe lojtarëve të tyre këtë sezon.


1 Comment

  1. Megjithate,Juventusi,nuk eritet,sepse do ja kompensoje Rama,nga parate e kanabisit dhe rogere te renda.Bile,ka menduar qe te ftoje ne Tirane,Ronaldon,me disa miq te tjere,qe,tja jape me ceremoni,difrencat e pages,e papaguar,prej kompanie.Jepi Juve,se keni miq qe bejne cdo gje (bile sjedhin edhe kalamajte e Tiranes,me avion te posacem,vetem per nje takim me ta),dhe nuk do ju lene ne siklet,sidomos,tani qe morri edhe kartonin e trete mavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu