• |
ide | kryesore

Ndryshim taktik, sulmi më i mirë dhe forma fizike: Daja bën llogaritë përse fiton në Durrës

-Instant, Sport



“Sigurisht që është një ndeshje ku do të luhet gjithçka për gjithçka. Nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, besoj që është treni i fundit. Kemi një kundërshtar të vështirë sepse luan vendi i parë me të dytin dhe Teuta pozicionohet në këtë kampionat sepse ka ditur të menaxhojë shumë mirë deri në këto javë. Është mbrojta më e mirë, por ne kemi sulmin më të mirë”. Ilir Daja është i qartë në mundësitë që ka e atë që e pret në Niko Dovana kur përballë të jetë Teuta, në një ndeshje që mund të vendosë titullin që në javën e 34.

Tekniku i Partizanit megjithatë nuk kërkon të mbajë presionin e fitores vetëm mbi veten, pavarësisht se e ka të qartë që një rezultat tjetër vec fitores do ta nxirrte jashtë gare për trofeun: “Nuk mendoj që edhe Teutës i leverdis barazimi, sepse mbas ndeshjes tonë, shkon në një transfertë të vështirë në Laç. Mendoj që edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Ne jemi të detyruar, por në fund fare nuk do të ç’balancohemi” analizoi tekniku.

Në llogaritë përpara ndeshjes në Durrës, Daja tregon formën fizike më të mirë, sipas tij, që mund të bëjë diferencën në Niko Dovana, ndërsa paralajmëroi edhe ndryshim taktik, për sfidën-titull: “Duhet të jemi të kujdesshëm, mos të prishim ekuilibrat, Teuta pëson pak gola – tha Daja -. Pra duhet të sulmojmë me më shumë forca, duke pasur një mënyrë tjetër të luajturi në Durrës”. “Të gjithë ekipet e kanë ndjerë këtë lodhje fizike, ashtu siç çdo njeri. Na gëzon fakti që kemi një gjendje fizike më të mirë, këtë e kemi vërtetuar në pothuajse të gjithë ndeshjet e fundit të fazës së katërt” përfundoi trajneri i të kuqve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *