• |
ide | kryesore

Dorëzoi kandidaturën për kryetare të PD/ Edit Harxhi: Ofroj reformim të thellë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas Fatbardh Kadillit, një tjetër demokrate ka shprehur interes të garojë për postin e kryetarit të PD-së. Pasi ka dorëzuar kërkesën për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur për mediat e pranishme para selisë blu. Harxhi u shpreh se synimi i kësaj kandidature është rikthimi i idealeve në Partinë Demokratike. Ajo ka deklaruar se gara nuk po bëhet mbi rregullat.

“Duhet të jetë një garë e hapur transparente dhe e barabartë, deri tani nuk është. PD duhet të kthehet tek ato vlera. Është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë. Ajo që ofrojmë si grup, si kandidate është një reformim i thellë i PD mbi idealet e 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri”, deklaroi Harxhi.

Përveç Harxhit nga grupi “Për PD” është propozuar emri i Ibsen Elezit për zgjedhjet që do të mbahen në datë 13 qershor 2021 për kryetarin e partisë së PD.

 



5 Comments

  1. Le te shpresojme tek kjo grua, ndoshta na del me e mire se te paaftit e tradhtaret qe kemi pasur deri tani! Uroj mos te zhgenjehemi, sepse syte kater i kemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *